Industria Ushqimore "AMO" Klinë
Klinë   
Në kohën e privatizimit prona ka qenë objekt jofunksional, I cili ne të kaluarën ka operuar si fabrikë për prodhimin e armëve.
Pas investimeve të bëra nga pronari I ri që nga viti 2006 kjo fabrikë filloi veprimtarinë me prodhimin e erëzave dhe paketimin e farërave të ndryshme. Fillimisht kishte rreth 30 punëtorë dhe një kapacitet prodhues 30 ton në muaj. Me kohë Industria ushqimore “AMO” zgjeron veprimtarinë e saj me prodhimin e produkteve konditore siç janë rollatat e ndryshme, keksa dhe ëmbëlsira të ndryshme, duke arritur në gamë prej gjithsej 55 produktesh. Aktualisht janë të punësuar rreth 70 punëtorë me një kapacitet prodhimi rreth 85 ton në muaj. Përveç tregut të Kosovës, AMO është prezent edhe në tregjet regjionale si Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kroaci. www.amo-foods.com
* Të dhënat e storieve të suksesit janë modifikuar nga informatat e marra në vizitat e ndërmarrjeve - periudha dhjetor 2014