Kosovatex

Prishtinë   

Pas privatizimit të ndërmarrjes në vitin 2006 janë bërë investime kapitale dhe në teknologji në vlerë prej rreth € 11 milion, duke i mundësuar kësaj fabrike të shfaqet si lider në industrinë e xhinseve në rajon.

Makineria moderne që plotëson standardet evropiane dhe mbi 300 punëtorë profesional, ka bërë që produktet e “Kosovatex”-it të eksportohen në vendet e BE për brende të njohura botërore si Pierre Cardin, Cabano, Pioneer, Otto Kern, etj. Pas futjes së linjës së katërt të prodhimit në fillim të vitit 2014, kapaciteti i prodhimit të kompanisë është rritur në 450,000-500,000 palë xhinse në vit. www.kosovatex.com