Fabrika e Re Radusha
Prishtinë   
Fabrika në Radushë të Istogut është privatizuar në vitin 2010 dhe nga një fabrikë jofunksionale për procesimin e drurit është shndërruar në fabrikë për përpunimin e qumështit me kapacitet prej 36 mijë litra produkte në orë.
Këto kapacitete janë të dedikuara për prodhimin e qumështit, lëngjeve dhe prodhime të tjera të qumështit. Produktet e tyre tashmë eksportohen në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Zvicër, por mbulojnë një përqindje goxha të mirë edhe të tregut vendor. Qumështorja furnizohet me qumësht të freskët nga më shumë se 160 fermerë të mëdhenj në mbi 40 pika grumbulluese të qumështit të freskët në mbarë Kosovën, duke përfituar kështu mbi 2,500 fermer të vegjël.