Fabrika e Ujit Mineral & CO₂

Kllokot   

Fabrika e Ujit Mineral & CO₂ në Kllokot ka arritur që për një periudhë të shkurtë të jetë një ndër kompanitë më të suksesshme për prodhimin dhe përpunimin e ujit mineral në Kosovë.

 Fabrika prodhon përafërsisht 7,000 litra/orë, derisa për një vit kjo kompani ka arritur të prodhoj përafërsisht 40 milion litra ujë dhe dioksid karboni të lëngshëm, në kapacitet prej 900 deri 1,000 l/ditë. Kjo fabrikë sot ka rreth 100 punëtorë ndërsa ka arritur të menaxhoj dhe të rrisë investimet në 6 milion euro. Produktet e saj eksportohen në Shqipëri, Maqedoni dhe Zvicër, ndërsa në sasi më të vogël edhe në Arabinë Saudite. Si synim në të ardhmen ka rritjen e gamës së produkteve me prodhimin e shisheve të qelqit në paketime 250ml dhe 750ml si dhe zgjerimin e kapacitetit të prodhimit të CO₂ të lëngshëm.