NJOFTIM PUBLIK PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR DORËZIMIN DHE HAPJEN E OFERTAVE
Prishtinë   
30/09/2026
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përkatësisht NSH “Inex Sharr Planina – Brezovicë”, nën administrimin e AKP-së, njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se shtyhet afati për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për procedurat e mëposhtme të prokurimit:
1. Referenca e prokurimit: 03/2026
Furnizimi, Insalimi dhe komisionimi I dy skilifteve të plota siperfaqësore t֝ përdorura ose të rinovuara (tip Pjatë/T-Bar) në Qendrën e Skijimit Brezovicë.
Afati fillestar për dorëzimin e ofertave: 29.09.2026, ora 10:00.
2. Referenca e prokurimit: 02/2026
Remonti i përgjithshëm, rehabilitimi teknik, riparimi, testimi dhe vënia në punë e teleferikut dyvendësh me kapëse fikse “Qafa e Luanit”, ne Qendren e Skijimit Brezovicë
Afati fillestar për dorëzimin e ofertave: 30.09.2026, ora 10:00.
Për të dyja procedurat, afati i ri për dorëzimin e ofertave është: 12.10.2026, deri në orën 10:00.
Hapja publike e ofertave për referencen e Prokurimit 03/2026 do të bëhet me date 12.10.2026, gjegjesisht:
- Prokurimi 03/2026 në orën 10:00, dhe
- Prokurimi 02/2026 ne oren 10:30 në zyrat qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Mënyra dhe adresa e dorëzimit të ofertave mbeten të pandryshuara, sipas njoftimit dhe dosjes përkatëse të tenderit. Të gjitha kushtet, kërkesat dhe dispozitat e tjera të dokumenteve të tenderit mbeten në fuqi dhe të pandryshuara.
Ky njoftim është pjesë përbërëse e dokumenteve të tenderit për të dyja procedurat.