Njoftim për përcaktimin e statusit të Ndërmarrjes Shoqërore “RADAN” Lebane/asetet në Kosovë

Prishtinë    19/10/2026

Agjencia Kosovare e Privatizimit (“Agjencia”) i njofton palët e interesuara lidhur me Vendimin e Bordit të Drejtorëve, BD-237/70, të datës 29.09.2026, për përcaktimin e statusit të Ndërmarrjes Shoqërore “RADAN” Lebane/asetet në Kosovë, me të cilin është përcaktuar se asetet e saj, konform nenit 5.1.1.2, të Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.

 

Publikimi i Njoftimeve do të bëhet me 12,13,14,15 dhe 16.10.2026.

Për njoftim më të hollësishëm vizitoni faqen e Agjencisë https://www.pak-ks.org/Page.aspx?id=1,108