KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë   
30/10/2026
Takim pune midis drejtuesve të AKP-së dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së:
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z. Hekuran Nikçi, së bashku me Zëvendësdrejtorin Ekzekutiv të AKP-së, z. Ibrahim Gjylderen, pritën sot në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të RTK-së, znj. Zana Spahiu, dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, z. Rilind Gërvalla. Në këtë takim koordinues u diskutua rreth statusit pronësor të objekteve që shfrytëzohen nga transmetuesi publik e që janë nën administrimin e AKP-së, dhe për mundësitë ligjore e institucionale me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.