DREJTUESIT E AKP-së PO ZHVILLOJNË VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI PËR MBROJTJEN E INTERESAVE PRONËSORE TË NDËRMARRJEVE TË KOSOVËS

Prishtinë    19/11/2026

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i lartë i Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë nisur një vizitë dyditore në Mal të Zi, ku sot janë pritur në ambientet e ambasadës së Republikë së Kosovës nga Ambasadorja znj. Ariana Zherka Hoxha.

Takimet do të kenë në fokus mbrojtjen e interesave pronësore të ndërmarrjeve shoqërore të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, me theks të veçantë në pronën në Kamenovë, në bregdetin e Budvës.

Përmes këtyre takimeve, AKP synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e angazhimeve për mbrojtjen e këtyre interesave pronësore, në përputhje me mandatin e saj dhe legjislacionin e zbatueshëm.