SHPALLJE PËR TENDERIN PUBLIK PËR RIPARIMIN E KULMIT TË HOTEL MOLIKA

Prishtinë    28/08/2024

AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë , SHPALLË këtë:

 

FTESË PËR OFERTË

 

  1. LËNDA E KONTRATËS

Riparimi i Kulmit të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë- Hotel Molika

Me qëllim të riparimit të kulmit rreth Dritareve të vendosura në Kulmin e katit të pestë dhe pjesën e vjetër të Hotelit Molika, AKP shpallë tenderin publik me specifikat si në vijim: 

•    Rinovimi i të gjitha dritareve të vendosura në kulmin e pjesës së vjetër të “Hotel “Molika”, në formën e montimit të kangjellave të nevojshme në pjesën e jashtme të dritareve (kangjella të plota)

•    Renovimin e kulmit në objektin e Hotel “Molika”, meqë mbulesa e jashtme aktuale e kulmit është me material nga bakri parashikohen që edhe riparimet  të realizohen me bakër dhe materiale izolatorë të përshtatshëm.

•    Renovimi i mbrojtësve të borës që janë të vendosura mbi kulm.

Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:

Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës;

Duhet të ketë përvojë në ofrimin e shërbimeve të ngjashme – Referencat.

Të gjitha punimet duhet të jenë sipas standardave më të larta dhe normave që i përshtaten kushteve atmosferike dhe kontraktorët janë të detyruar të japin garanci për punët e kryera.

Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike, oferton me çmimin më të ulët dhe me afatin më të shkurtër për kryerjen e punimeve.

AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

Për tu njohur më afër me punët të cilat duhet të realizohen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te Qendra e Skijimit në Brezovicë gjegjësisht në objektin e “Hotel Molika” çdo ditë pune nga data 28.08.2024 deri më 08.09.2024. Personi kontaktues për shikimin fizik të kulmit do të jetë z. Zoran Geric me numrin e telefonit: 045/483 284.

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur dhe duhet të dërgohen më datën 09.09.2024 nga ora 13:15  deri në orën 14:15 në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000  Prishtinë.

Ofertat do të hapen me datën 09.09.2024 në ora 14:20 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr.55, 10000 -  Prishtinë.

 V.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.