DHPGJSK lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për NSh “Trepça Konfeksioni” - Mitrovicë e Jugut dhe NSh “Bagat Beograd” - Mitrovicë e Veriut

Prishtinë    30/08/2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:

 

MIT034 NSh “Trepça Konfeksioni” - Mitrovicë e Jugut; dhe

MIT152 NSh “Bagat Beograd” - Mitrovicë e Veriut.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të këtyre Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy NSh, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre dy Aktvendimeve (C-IV-24-0108 dhe C-IV-24-0111) i ka aprovuar këto dy Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-të e lartpërmendura.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimeve të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 58 NSh/KB/Asete.

Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: 

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,61 në gjuhën shqipe.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,61 në gjuhën serbe.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtyre aktvendimeve për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati këto dy aktvendime bëhen të plotfuqishme dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këto subjekte Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.