Bordi miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve në likuidim për ShAL 70
Prishtinë   
01/11/2024
Prishtinë – Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) zhvilloi mbledhjen e radhës, ku trajtoi një sërë çështjesh të rëndësishme të parapara në agjendë, duke marrë vendime që përqendrohen në administrimin, privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.
Vlen të theksohet procesi i shpronësimit të aseteve që do të kontribuoj në interes të përgjithshëm publik, duke u bërë pjesë e infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal, parcela në të cilat janë ndërtuar kryesisht rrugë publike.
Në këtë mbledhje, Bordi miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në proces likuidimi për ShAL 70. Po ashtu bordi miratoi qiradhënien e aseteve të NSh Ineks Brezovica dhe Jatex Gjakovë, qira të cilat do të kontribuojnë në rritjen e performancës financiare të këtyre ndërmarrjeve që janë në administrim direkt.
Pos të tjerave Bordi miratoi transferimin e të drejtave të qiramarrjes sipas kërkesave të paraqitura nga autoriteti i likudimit.
Në interes të kreditorëve, Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes plotësuese të përkohshme për NHT Rugova dhe IFS Progres, ndërsa dha miratim për inicimin e procedurës së likuidimit për NSh Agrokosova Commerc në Prishtinë.