AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SHITJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT nr. 70

Prishtinë    27/11/2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 70 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

 

Ofertat u pranuan në “Sallën e konferencave - Hoteli Grand”, në Prishtinë nga ora 10:00, ku më pas u mbajt edhe ceremonia e hapjes së ofertave dhe publikimi i rezultateve.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 117 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,183,950 €uro.

Rezultatet e ofertave mund të gjinden në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.