Njoftim për ish punëtorët e NSH-ve - publikimi i 7-të listave përfundimtare
Prishtinë   
17/03/2025
Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore në vijim: NSh Prizren Trans, Prizren; NSh Ndërtimtaria Deçan; NSh Enti për Punë Gjeodezike dhe Fotogrametrike, Prishtinë; NSh Agrokosova Prishtinë ; NSh Komel Batusë, Prishtinë; NSh KB Ponoshec Pejë dhe NSh Lidhja Auto Moto Kosova Prishtinë, se publikimi i Listave përfundimtare për përfitimin e 20%, do të bëhet me datë 17,18,19,20,21 mars 2025.
Listat mund ti gjeni në webfaqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit www.pak-ks.org.