Njoftim për Publikun – Statusi i Kërkesave për Shitje Direkte të Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore
Prishtinë   
12/06/2025
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që kanë paraqitur kërkesa për Shitje Direkte të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, se këto kërkesa janë të regjistruara, ato ruhen dhe trajtohen sipas rendit kronologjik të dorëzimit.
Ndërkaq, për shkak të numrit të madh të kërkesave të akumuluara ndër vite, natyrës së ndjeshme të shumë aseteve që janë ndërtuar apo shfrytëzuar pa një status juridik të qartë, si dhe kufizimeve momentale në kapacitetet operacionale të trajtimit, procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave merr kohë.
Sqarojmë se, në përputhje me Rregulloren në fuqi Nr. 04/2024, të gjitha kërkesat shqyrtohen sipas parimit të rendit kronologjik, përveç atyre që nuk i përmbushin kriteret themelore dhe refuzohen menjëherë, si dhe rastet tjera të parapara me nenin 7 të rregullores së lartpërmendur. Palët do të kontaktohen individualisht sapo kërkesa e tyre të hyjë në fazën e shqyrtimit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ju siguron se çdo kërkesë do të trajtohet me kujdes dhe në përputhje me kornizën ligjore ekzistuese.
Për çdo informacion shtesë, ju inkurajojmë të na kontaktoni përmes emailit zyrtar apo kanaleve tona të komunikimit.
Faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm