MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË MBAJTUR ME 05 GUSHT 2025
Prishtinë   
07/08/2025
Më 05 gusht 2025, Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën u miratuan një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me shqyrtimin dhe aprovimin kërkesave kreditore për punëtorët nga fondet e ndërmarrjeve shoqërore në likuidim të cilat administrohen nga agjencia.
Bordi miratoi raportin për shpërndarjen plotësuese të përkohshme të fondeve të likuidimit për 2 kreditorët e PRN126 Auto Prishtina në shumën prej 42.773 €. Veç kësaj Bordi miratoi edhe raportin plotësues/shtesë të shpërndarjes së përkohshme të pjesshme të fondeve të likuidimit për 3 kreditorët e PRN092 NSh Eximkos në shumën prej 17544.€ , raportin për shpërndarje të përkohshme të fondeve të likuidimit për 349 kreditorët-punëtorët në shumën 713477 € PRN046 FAN Zahir Pajaziti.
Ekzekutimi i pagesave për kreditorët e ndërmarrjes Fan Zahir Pajaziti do të realizohet pas pranimit të mjeteve financiare nga Ministria e Financave, përkatësisht kthimi i mjeteve nga buxheti i Republikës së Kosovës në fondin e ndërmarrjes së NSh Fan Zahir Pajaziti e administruar nga AKP.
Në përmbyllje, Bordi miratoi raportin për shpërndarje të përkohshme plotësuese të fondeve të likuidimit për kreditorët e PRZ071 KB Malisheva (në likuidim) nga Rajoni i Prizrenit, PRZ004-0003 të datës 28.06.2011 i lëshuar në interes të PRZ071 NSh “KB Malisheva” – Malishevë (në likuidim) për pagesën e 24 bujqve për grurin e dorëzuar në PRZ004 NSh “IMBB Silosi” – Xërxë në shumën totale prej 88,173 €.