FTESË PËR OFERTË - Dhënia në shfrytëzim e Hapësirave Reklamuese te Qendra e Skijimit në Brezovicë
Prishtinë   
14/10/2025
AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë , SHPALLË këtë:
FTESË PËR OFERTË
- LËNDA E KONTRATËS
Dhënia në shfrytëzim e Hapësirave Reklamuese te Qendra e Skijimit në Brezovicë NSH Inex Sharr Planina
Me qëllim të dhënies në shfrytëzim hapësirat reklamuese te NSH Inex Sharr Planina, AKP shpallë tenderin publik për dhënien e hapësirave reklamuese në shfrytëzim si në vijim:
- Teleferiku "Qafa e Luanit" 18 Shtylla me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë, Shporta, 180 copë me hapësirë reklamimi 92cm x 44cm
- Teleferiku “Livadhi i madh” 19 Shtylla me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë, Shporta, 182 copë, me hapësirë 92cm x 44cm.
- Stacioni i nisjes së teleferikut - 2,8 m x 6,5 m - 2 platforma me nga 4 secila me reklama 1 m x 1,5 m;- 2m x 2.9m - 2 platforma me nga 3 secila me reklama 1m x 1.5m
- Hotel Molika: 4 copë 12m x 6.5m; 1 copë 12m x 6.5m ; 2 copë 3m x 4.2m
- Treni i skive: 2 komplet trena me përmasa 2m x 2m x 3m gjithçka përveç dritares
- Stacioni i nisjes së automjeteve, 5m x 2.5m dhe 2.5m x 3m
- Zona reklamuese e të gjitha gardheve dhe laurave rreth afrimit të teleferikut, si dhe gardheve në kthesat dhe stacionet e ndërmjetme
Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:
- Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës;
- Duhet të ketë përvojë në shërbime të ngjashme – Referencat.
- Periudha për dhënien në shfrytëzim të këtyre hapësirave reklamuese është 1 vit nga momenti i nënshkrimit të kontratës;
- Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të lartë për marrje të hapësirave reklamuese.
- Formulari i ofertave mund të merret në Web faqen e AKP-së
AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Kushtet e përgjithshme:
- Për tu njohur më afër me hapësirat që tenderohen si hapësira reklamuese Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 14.10.2025 deri më 27.10.2025
- Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 28.10.2025 nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:
Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000Prishtinë.
- Ofertat do të hapen me datën 28.10.2025 në ora 11:10 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr.55, 10000 - Prishtinë.
- Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
- Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
- Ne ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha, ka përparësi.
Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.
Ofertat do të pranohen me 28.10.2025 prej orës 10:00 – 11:00 në zarf të mbyllur në Divizionin e Administrimit Direkt dhe Kontrollit të AKP-së në Prishtinë
Shkarko këtu - Formulari i Dorëzimit te Ofertës për Ofrimin e Hapësirave Reklamuese
Adresa: Rr. Dritan Hoxha nr.55, Ndërtesa e Rilindja Shtypshkronja (Hyrja kah lagja Arbëria/ Dragodani) në Prishtinë – e-mail: info@pak-ks.org