Birraria Peja
Pejë   
Birraria e Pejës ka filluar prodhimin në vitin 1971 dhe deri në vitin 2006 ka qenë pronë shoqërore.
Që nga privatizimi dhe deri në prill 2010 janë investuar 25,5 milion euro në linja të reja prodhuese, teknologji, energjetikë, infrastrukturë, marketing si dhe në sektorë tjerë.
Birraria Peja është një ndër prodhuesit më të rëndësishëm në Kosovë si dhe ndër liderët në tregun vendor. Që nga viti 2010, Birra Peja ka zgjeruar gamën e produkteve duke prodhuar edhe Ujë Natyral dhe të Gazuar. Produktet e saj eksportohen në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Aktualisht kompania punëson rreth 200 persona. www.birrapeja.com