Vala 48

Agjencia Kosovare e Privatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit.Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 48 TË PRIVATIZIMIT

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me nenin 5 te Ligjit Nr. 03/L-067 per Privatizim, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj

Ndërmarrja e Re Elan SH.P.K.– përbëhet prej tokës me sipërfaqe prej 15,280 m² (1ha 52 ari 80 m²), me lokacion afër Albi Trade Center, komuna e Vushtrrisë. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH  “Elan” Vushtrri/Vučitrn
NSH Elan, Fi-791/89
JSC Ratar Fi-7899/92
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Elan Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re KB Prilluzhë Tokë SH.P.K. - Toka që është transferuar në kompaninë e re është e regjistruar në certifikatën me nr. UL-70202053-00002, dhe numra të parcelave si : P-00986-0, P-00994-2, P-01439-0, P-01469-0, P-01482-0, P-01484-0, P-01504-0, P-01528-1, te sipërfaqes së përgjithshme prej 123,154 m². (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KB Prilluzhë Vushtrri
Kooperativa Bujqësore Prilluzhë (Fi 904/90) Vushtrri
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re KB Prilluzhë Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Fabrika e duhanit Bair SH.P.K.- përbëhet nga prona e përshkruar sipas parcelës nr. 2881 dhe Certifikatës pronësore për prone me nr. 1573, me lokacion në lagjen e Bairit - në Komunën e Mitrovicës, dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha, 18ar, 92m² (11,892 m²). Në kuadër të kësaj hapësire ndodhet ndërtesa me sipërfaqe prej rreth 9,200m².
Prona e  ofruar e Ndërmarrjes së Re Fabrika e duhanit Bair  SH.P.K. gjenden në një lokacion shumë të frekuentuar në rrugën Ibrahim Popoci në Mitrovicë. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH  Fabrika e Duhanit Bair
(1) NSH “Fabrika e Duhanit Bair ”, Mitrovicë me: Fi - 761/89 ,
(2) SHA “Tabak ”, Mitrovicë me:  Fi- 7902/92 
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Fabrika e Duhanit Bair Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Kodra e Hutit SH.P.K. - me rreth 150,40.42 ha (150 ha 40 ari 42 m²) tokë bujqësore shtrihet në zonën kadastrale Kodra e Hutit e cila është rreth 5 km larg qendrës së qytetit të Gjakovës dhe rreth 1 km në perëndim larg magjistralës Gjakovë-Deçan.
Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë  bagëti  apo asete tjera të lëvizshme.
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës. (Depozita i Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KBI Ereniku , NSH Prodhimtaria Primare (PEJ029)
NSH "Ereniku PP -Prodhimtaria Primare" Gjakovë, NSH "Ereniku PP-Primarna Proizvodnja" Gjakovë/Djakovica, PKB "Primarna Proizvodnja" Gjakovë. 
NSH "Ereniku PP -Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica Fi. 460/89, Fi.198/90,
NSH "Ereniku Prodhimtaria Primare
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Tokë Bujqësore Kodra e Hutit Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative Ekonomia Pyjore Gjakovë SH.P.K. - gjendet në fshatin Brekoc Komuna Gjakovës.
Ndërmarrja e Re e propozuar mbulon sipërfaqe prej 5480 m²  tokë ku janë ndërtesa administrative, 2 ndërtesa magazinimi dhe zyra ndihmëse që gjenden në Zonën Kadastrale Brekoc Komuna Gjakovë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
Ekonomia Pyjore Gjakovë (PEJ073)
Ndërmarrja Shoqerore “Ekonomia Pyjore”, Gjakovë; Fi 616/89;
Ndërmarrja Publike “Srbija Sume”, Ekonomija Pyjore Pejë, Drejtoria e Pyjeve Gjakovë, Fi 752/91
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Ndërtesa Administrative Ekonomia Pyjore Gjakovë Sh.P.K.


Ndërmarrja e Re Hotel FAN Besiana SH.P.K. - Kjo ofertë është mundësi e shkëlqyeshme për të blerë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1,148 m² (1 ha 1 ar 48 m²) dhe ndërtesën pesëkatëshe që shtrihet mbi këtë tokë me sipërfaqe të përafërt prej rreth 3,036 m², që gjenden në qytetin e Podujevës në pjesën veri-lindore të Kosovës, 30 km larg Prishtinës në kryqëzimin e rrugës Prishtinë – Merdare dhe rrugës Zahir Pajaziti. (Depozita e Ofertës  €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH “FAN” PRN046
NSH Fabrika e Armaturave Ndërtimore “FAN”
DP Tvornica Gradjevinskih Armatura “TGA”
NSH Construction Metal Poles Factory Fi. 660/89
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Hotel FAN Besiana Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Komorani SH.P.K.
- gjendet në Komoran, komuna e Gllogovcit rreth 700 metra larg udhëkryqit të Komoranit dhe përbëhet nga toka me një sipërfaqe prej 4.589 m² (45 ari dhe 89 m²) duke përfshirë edhe objektet në një sipërfaqe prej 1.465 m² (prej këtyre objekteve në çertifkatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme të regjistruara janë vetëm 545 m²).
(Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KB Komorani (PRN162)
Kooperativa Bujqesore “Komorani “, Komoran, Fi.1613/90
Poljoprivredan  Zadruga “Komorani”, Komorane
OTHK "Koperativa" ne Komoran si pjese e Organizates Punuese "Drenica" Gllogovc;
OOZ “Zadruga” u Komorane kao deo Radne Organizacije “Drenica”, Glogovac
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Komorani Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Muzeqina SH.P.K.- me rreth 1 ha 17 ari 34 m² ndërtesë administrative, depo dhe tokë. Ndër. e Re shtrihet në dy parcela në zonën kadastrale Muzeqinë në njërën parcelë gjendet objekti dhe depot ndërkaq, në tjetrën ka vetëm tokë, ndër. e re shtrihet në veri-lindje të Shtimes në një largësi prej 5 km nga qendra e qytetit të Shtimes. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
KB Muzeqina (PRN163)
Kooperativa Bujqesore “Muzeqina “, Muzeqinë, Fi.652/89
Zemljoradnička Zadruga “Muzičane”, Muzeqina
DD ZZ "Muzičane" u mešovitoj svojini Fi.7915/92
KB ”Muzeqina’’(UNMIK Registration 80423527)
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Muzeqina Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Industria Ushqimore SH.P.K. - toka e Ndërmarrjes për tu bartur në subjektin e ri ndodhen në zonën industriale të Prizrenit dhe përfshijnë një sipërfaqe prej përafërsisht 78,979 m² (7 ha 89 ari 79 m²) dhe përmban ndërtesën e administratës, depo, frigoriferë si dhe disa ndërtesa të prodhimit.
Ndërmarrja e komercializuar ka disa linja të përpunimit të pemëve dhe perimeve si dhe produkteve të konservuara (duke përfshirë: specat, bizelet, trangujt, domatet, salcë domatesh, marmelatë, etj). Linje të prodhimeve të ushqimit që shfrytëzojnë paketime nga qelqi, plastika, produkte ushqimore të ngrira sikurse edhe njësinë e qumështores.
(Depozita e Ofertës €100.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
N.SH “Industria Ushqimore” Prizren (PRZ001)
(1) Ndërmarrja për përpunimin e pemëve dhe perimeve / Preduzece za preradu povrca i vaca "Industria" p.p/po Prizren (1990)
(2) "Progres Export - Industria" DOO/SHPK, Fi-7315/92 (21.12.1992)
(3) “Progres Export - Prehrambena Industria" DOO/SHPK, Fi-1076/96 (06.06.1996)
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Industria Ushqimore Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Koritniku – Vetëshërbimi Bresanë SH.P.K. prona e ndërmarrjes për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përmban lokalin që ndodhet në fshatin Bresanë, Komuna e Dragashit dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 380 m² (3 ari 80 m²). (Depozita e Ofertës  €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NTH”Koritniku”-Dragash (PRZ037)
(1) DP“Koritnik”Dragash Fi.186/89 (1989)
(2) DD “Koritnik”- Dragash Fi. 8189/92 (1992)
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Koritniku – Vetëshërbimi Bresanë Sh.P.K.

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.

 




<