Vala 50
Agjencia Kosovare e Privatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 50-TË PRIVATIZIMIT
Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me nenin 5 te Ligjit Nr. 03/L-067 per Privatizim, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj
Ndërmarrja e Re Ekonomia Pyjore Lipjan SH.P.K. me rreth 50 ari 71 m² (50.71 m²) tokë bujqësoren në të cilën gjendet dhe një ndërtesë administrative me një sip. 133 m² e cila është në gjendje të keqe. Ndër. e Re shtrihet në zonën kadastrale Lipjan në një largësi nga kryeqendra-Prishtina prej afro 16 km. (Depozita e Ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Ekonomia Pyjore Lipjan (PRN040)
Ekonomia Pyjore “Lipjan” në Lipjan, Forestry Economy “Lipjan" në Lipjan Društveno Preduzeče Šumsko Gazdinstvo “Lipjan” originally registered in Comercial Cour registration me Fi: 834/89
DP Šumsko Gazdinstvo “ Lipjan”nga Lipljani (Ndërmarrja Shoqërore Ekonomia Pyjore “Lipjan”) me Fi: 1236/91
Javno Preduzeče za Gazdovanje Šumama "Srbijašume" me përgjegjësi të plotë Šumsko Gazdinstvo" Prishtina" Fi: 10351/91.
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Ekonomia Pyjore Lipjan Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Jahoc 3 SH.P.K. - gjendet në zonën kadastrale Jahoc (të njohur gjithashtu edhe si çabrat) të Komunës së Gjakovës. Kjo Ndër. e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore prej përafërsisht 491192 m² (49 ha 11 ari dhe 92 m²).
Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë ndërtesë, bagëti apo asete tjera të lëvizshme.
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës. (Depozita e Ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Ereniku, NSH Proshimtaria Primare (PEJ029)
NSH "Ereniku PP – NSH Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica Fi. 460/89, Fi.198/90, SOE "Ereniku Prodhimtaria Primare
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Tokë Bujqësore Jahoc 3 Sh.P.K.
Ndërmarrja e KBK Strezoci Ndërtesa e Administratës dhe Oborri SH.P.K. - Kjo ofertë do të sigurojë një mundësi të shkëlqyer për të blerë një ngastër toke në madhësi prej përafërsisht 2250 m², së bashku me ndërtesën administrative me rreth 80 m² të përshtatshme si pikë për grumbullimin e produkteve të ndryshme bujqësore (qumështi, kërpudhat ...) dhe vend për shitjen e sendeve të ndryshme bujqësore/pajisje, të vendosura në fshatin Strezovc/ Strezovcë 12 km nga qyteti i Kamenicës.
(Depozita e Ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B.K “Strezovci”, Kamenicë / Kamenica (GJI030)
(1) ZZ “Strezovce”, with Fi. – 259/90
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re KBK Strezoci Ndërtesa e Administratës Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Stacionit te Veterinarisë Mitrovicë SH.P.K. - ne Mitrovicë SH.P.K. gjendet ne Komunën e Mitrovicës dhe përbëhet nga prona e përshkruar sipas parcelës 2908-2 dhe certifikatës poseduese nr 6341 dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 2419 m². Ne kuadër te kësaj hapësire te përgjithshme ndodhet edhe ndërtesa me rreth 200 m² e cila nuk eshte e pershkruar ne kopje te planit .Kjo Ndërmarrja e Re do te ri-tenderohet. (Depozita e Ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Agrokultura Mitrovicë - Stacioni I Veterines
KB - 23 Nëntori - Mitrovicë – Fi - 1604/90
KB - 23 Nëntori -Mitrovicë - Fi - 2100/92
SHA- Rasadnik - Mitrovicë - Fi –7898/92
UNMI Regj.i perk. i Busnisit - 80091117
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Stacioni i Veterinarisë Mitrovicë Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Kopiliqi i poshtem 2 SH.P.K. do të ketë një sipërfaqe prej përafërsisht 105,46.78 ha tokë bujqësore dhe përfshinë vetëm 8 parcela te përshkruara ne Certifikatën mbi te drejtat e pronës se paluajtshme UL-72015028-100, Zona kadastrale Kopiliqi i poshtem. Asnjë ndërtesë e NSH nuk do të transferohet në këtë Ndërmarrje të Re. (Depozita e Ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
SOE “Produkti” Skenderaj/Srbica (MIT008)
Produkt-Fi 727/89 Dijamant-Produkt Fi –2694/94
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Kopiliqi i poshtëm 2 Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Shala SH.P.K. - përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 26940m², sipas Listës Poseduese nr. 3361 zona kadastrale Mitrovicë, Komuna e Mitrovicës. Ka objekte qe transferohen në Ndërmarrjen e Re me një sipërfaqe prej përafërsisht 880 m².
Vërejtje: Duhet te merret parasysh se do të kemi ca ndryshime pasi të bëhen matjet në teren ,sa i përket sipërfaqes se tokës dhe ndërtesave qe do te transferohen ne Nder. e Re Ndërmarrja e Re tani shfrytëzohet/okupuar nga EULEX. Aktiviteti kryesorë i saj ka qenë shitja e materialit ndërtimorë me shumicë dhe pakicë. (Depozita e Ofertës € 100,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
OTP “Shala Trade” Mitrovica
Drustveno Trgovinsko Preduzece na Veliko i Malo “SHALA” Fi 520/89
OP ‘Dardania” OPBP “SHALA” Fi 763-02
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Shala Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Dukagjiniremont - Depoja SH.P.K. - përbën një mundësi të mirë investimi në objektin, e përdorur si shitore, me sipërfaqe rreth 472 m² e cila ndodhet në katin përdhese të një objekti banesor në ngastrën kadastrale nr. 240/2, FP 5774 Zona Kadastrale Pejë, afër stacionit të autobusëve në Pejë, Kosvë.” (Depozita e Ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
NSHMA “Dukagjiniremont”- Pejë (PEJ104)
Ndërmarrja Shërbyese “Metohijaremont”, Pejë, Fi. 484/89
SH.A. “Metohijaremont”- Pejë Fi. 6548/92
SH.A. “Metohijaremont” me pronësi të përzier Pejë, Fi. 6035/93
NSH për Mirëmbajtjen e Automjeteve “Dukagjiniremont”, Pejë, Nr. Reg. UNMIK-ut 80090102
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndërmarrja e Re Dukagjiniremont - Depoja SH.P.K.
Ndërmarrja e Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe SH.P.K. - ofron mundësi të mirë investimi në blerjen e ish-Hotel dhe Ilixhe në “Banjë të Pejës”, Komuna Istog në një sipërfaqe rreth 26 ha dhe më shumë se 38.000 m² sipërfaqe të ndërtesave. Ndërmarrja ka të drejtën e përdorimit të burimit të ujit i cili ka veçori shëruese i cili është i vetmi në Kosovë dhe një ndër të paktit në rajon. (Depozita e Ofertës € 500,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
Enti për Medicinë Fizikale dhe Rehabilitim Bajë (PEJ194)
Enti për Medicinë Fizikale dhe Rehabilitim "Ilixha" Fi 292/86
PËR KËTË NDËRMARRJE TË RE NEVOJITET PARAKULIFIKIM I VEÇANTË
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Rilindja Zona Industriale SH.P.K. - i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e tokës me një sipërfaqe prej përafërsisht 12,331 m² (1 ha 23 ari 31 m²) dhe dy ndërtesa komerciale me sipërfaqe totale prej përafërsisht 2,105 m², që gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. (Depozita e Ofertës € 100,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
PRN100 NSH Rilindja Rrjeti Tregtar - Librar
NSH "Rilindja" – Rrjeti Tregtar-Librar
DD "Zavicaj" trgovinsko knjizarsko export-import, Fi.7470/92
NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import " Fi. 840/90
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Rilindja Zona Industriale (Maxi) Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Ratar Ajvali SH.P.K.. - ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 527,135 m² (52 ha 71 are 35 m²) në një pjesë mjaft atraktive në zonën kadastrale Ajvali. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse. (Depozita e Ofertës € 200,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
PRN115 NSH Lapleselo
Drustveno Preduzece Laplje Selo / NSH Laplje Selo / SOE Laplje Selo Fi.809/89
DD Ratar / Sh.A. Ratar / JSC Ratar Fi.7904/92
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Ratar Ajvali Sh.P.K.
Ndermarrja e Re Ratar Llapllaselle SH.P.K. ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 62,680 m² (6 ha 26 are 80 m²) në një pjesë mjaft atraktive në zonën kadastrale Llapllasellë. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.
(Depozita e Ofertës € 200,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
PRN115 NSH Lapleselo
Drustveno Preduzece Laplje Selo / NSH Laplje Selo / SOE Laplje Selo Fi.809/89
DD Ratar / Sh.A. Ratar / JSC Ratar Fi.7904/92
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Ratar Llapllasellë Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Liria “Salloni i Mobileve” SH.P.K.- përfshin kompleksin komercial/ ndërtesën që përmban bodrumin me rreth 900 m², katin përdhes me rreth 950 m² dhe nën kulmin me rreth 50 m² (B+P+nk), dhe ndodhet në rrugën “Zahir Pajaziti” p.n në zonën primare të qytetit të Prizrenit.
Sipërfaqet e prezantuara si më lartë janë sipas matjeve interne dhe jo zyrtare.
Më 31/03/2011 ZKK-Prizren ka lëshuar Kopjen e Planit te azhurnuar sipas matjeve te fundit ku është cekur sipërfaqja e jashtme/gabariti i objektit te sallonit te mobileve të jetë 1016 m². Megjithatë, përfundimisht sipërfaqja e saktë do të dihet pas bartjes së pronës në emër të NSH-së nga ana e drejtorive përkatëse të KK Prizren.
Kërkesa e fundit e ZR AKP-Prizren për bartje të pronës sipas azhurnimeve të fundit nga ZKK Prizren, në Drejtorinë për Pronësi KK Prizren është dorëzuar me datë 05/04/2011.
Aktualisht kompleksi komercial/salloni i mobileve është i dhënë me qira palëve të treta.
(Depozita e Ofertës € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
NTSH”Liria” Prizren (PRZ041)
NTSH “Liria” – Prizren
1) FI - 330/89 (10.11.1989)
Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p.
2) FI - 6963/92 (14.12.1992)
Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p.
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Liria “Salloni i Mobileve” Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Liria “Mini Shtëpia e Mallrave”- Terzimahallë SH.P.K. - kompleksi komercial/mini shtëpia e mallrave për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas fletës poseduese dhe kopjes së planit të lëshuar nga ZKK-Prizren përshin një sipërfaqe totale te gabaritit prej 281m². Kompleksi komercial/mini shtëpia e mallrave përmban ndërtesën dykatëshe (B+P+1) që përfshin katin përdhes me siperfaqe rreth 225 m² (dy shitore dhe një depo), katin e pare ne siperfaqe rreth 200 m² dhe bodrumi me siperfaqe rreth 30 m². Sipërfaqet e prezantuara si më lartë janë sipas matjeve interne dhe jo zyrtare.
Kompleksi komercial/mini shtëpia e mallrave ndodhet në rrugën “I.J.Kumanova” p.n. në Terzimahallë, zonë primare e qytetit të Prizrenit.
Aktualisht dy shitore që ndodhen në përdhes të kompleksit komercial/mini shtëpia e mallrave janë të dhënë me qira palëve të treta.
Vërejtje: ndërtesa për banim trekatëshe e cila ndodhet përmbi objektin mini shtëpia e mallrave nuk është lëndë e këtij tenderi.
(Depozita e Ofertës € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
NTSH”Liria” Prizren (PRZ041)
NTSH “Liria” – Prizren
AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë mëlart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim oselëshim