Vala 55
Agjencia Kosovare e Privatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 55 TË PRIVATIZIMIT
Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 për Privatizim, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj
Ndërmarrja e Re Reparti i Biçikletave Babush Sh.P.K - Prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga sipërfaqet e
mbuluara që janë afërisht 1300 m² dhe nga sipërfaqja totale e tokës së ofruar për shitje që është afërsisht 13705 m². Lokacioni është mjaft i përshtatshëm për zhvillim të çdo lloj biznesi. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh Partizani Babush (GJI169); NSh “Partizani Babush”; DP “Partizan Babuš”
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Nasalë Sh.P.K - Prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që
gjendet në afërsi të fshatit Nasalë, 16 km nga qyteti i Gjilanit. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 42389 m². Pjesa më e madhe e tokës është përdorur për kultivimin e grurit dhe të misrit. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Zhegra (GJI024); Kooperativa Bujqësore “Zhegër” Zemljoradnicka Zadruga “Žegra” (Fi - 670/89)
Ndërmarrja e Re Depoja Frigoriferi Shillovë Sh.P.K- Kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një objekt
njëkatësh 4322 m² si dhe tokën përcjellëse 9878 m², që së bashku përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 14200 m². Objekti i depos frigoriferi përbëhet nga 6 dhoma frigoriferi, me vëllim total prej 12880 m³. Lokacioni është në fshatin Shillovë (në afërsi të qytetit të Gjilanit) mjaft i përshtatshëm për zhvillim të çdo lloj biznesi. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh“Agrokultura” Gjilan (GJI004); KBI “Agrokultura” Gjilan PIP “Mladost” Gnjilane (Fi - 670/89)
Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative Elan Sh.P.K përbehet prej tokës dhe objekteve, me lokacion afër marketit Albi Center në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme me nr. UL-70202016-00560, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 01 ha 45 ari 76 m² ( Ekzistojnë (2) objekte që do transferohen në Ndërmarrjen e Re me një sipërfaqe të përafërt prej , si dhe një tendë (montazh) me nje siperfaqe të përafërt prej 1012 m². (Depozita e ofertës €100,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan Vushtrri/Vucitrn (MIT012)); NSh Elan, Fi - 791/89:JSC Ratar Fi - 7899/92
Ndërmarrja e Re Restaurant Ylli Sh.P.K përbëhet nga objekti tregtar, me sipërfaqe prej rreth 242 m², me lokacion në qendër të Mitrovicës e regjistruar në Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme me nr . P-71208072-00548-1, komuna e Mitrovicës. (Depozita e Ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Nsh Restaurant Ylli Mitrovicë (MIT037);
UTP Trepca, Fi - 603/89; NSH/DP “Fenix”, Fi - 604/90; SHA/DD “Fenix”, Fi - 1225/91; NSH/DP “King, Fi - 1638/96
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Prizren Sh.P.K. - Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë tokë në sipërfaqe prej 129 dhe një pjesë te ndërtesës P+1 me bruto sipërfaqe prej rreth 258 . Sipas të dhënave zyrtare kadastrale sipërfaqja e përgjithshme e ndërtesës është 258 ndërsa sipas matjeve në terren kjo sipërfaqe është rreth 220 . Prona gjendet në qendër të Prizrenit, në rrugën Remzi Ademi 4, nr. 46, përballë Urës se Gurit. Prona i është dhënë me qira nga Banka për Biznes-BPB. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë (MIT101); Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi - 1827/95
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi - 49/78; Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi - 2/89;
Jugobanka Jugobanka SH.A.në rehabilitim Mitrovicë Fi - 730/91; Jugobanka Jugobanka Sh.A Mitrovicë Fi - 4972/92;
Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinarisë Mitrovicë Sh.P.K. - gjendet në Komunën e Mitrovicës ka sipërfaqe të përgjithshme prej 1804 m². Në kuadër te kësaj hapësire të përgjithshme ndodhet edhe ndërtesa me rreth 236 m².
Vërejtje: Njëherit blerësi potencial duhet të ketë parasysh se ndërtesa nuk është e përshkruar në kojen e planit. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Agrokultura Mitrovicë- Stacioni i Veterinës (MIT002);
Fi - 140/95 DD Dijamant Produkt; Fi - 727/89 NSh/DP; Fi - 8163/92; DD Produkt; Fi - 2694/94
Ndërmarrja e Re Jugobanka Ndërtesa Kryesore Administrative në Mitrovicë Sh.P.K.- Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë tokë në sipërfaqe prej 909 m², dhe dy ndërtesa (Ndërtesa kryesore Administrative në sipërfaqe të përafërt prej 2,364 m² dhe ndërtesa ndihmëse në sipërfaqe të përafërt prej 108 m²) që gjenden në qendër të Mitrovicës, në rrugën Mbretëresha Teutë, përballë Procredit Bankës dhe Palestrës së Sporteve. Ndërtesa Kryesore është e lirë ndërsa ndërtesa ndihmëse është e uzurpuar nga pala e tretë. (Depozita e ofertës €100,000)
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Klinë Sh.P.K - Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe të përafërt prej 80.09 m² që gjendet në katin përdhes të ndërtesës për banim në qendër të Klinës, rruga Dëshmorët e Kombit p.n. Aktualisht një pjesë e zyrës i është lëshuar me qira Kompanisë Private “Hidromont” ndërsa pjesa tjetër është e uzurpuar nga Kompania Private “Kompakt”. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë (MIT101); Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi - 49/78;
Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi - 2/89; Jugobanka Jugobanka Sh.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi - 730/91;
Jugobanka Jugobanka Sh.A Mitrovicë Fi - 4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi - 1827/95;
Ndërmarrja e Re Stacioni i Veterinës në Leposaviq Sh.P.K - janë të regjistruara në Listën Poseduese nr: 242, Zona Kadastrale Lesak,numri i parcelës 3076/0, (toka me sipërfaqe 532 m², ndërtesa me sipërfaqe 176 m²) dhe Listën Poseduese nr: 11 Zona Katastrale Socanica, numri i parcelës 3187/1 (toka me sipërfaqe 762 m², ndërtesa me sipërfaqe 148 m²). Në total sipërfaqja është 1618 m²(toka 1294 m² dhe ndërtesa 324 m²). (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh Stacioni i Veterinarisë Leposaviq (MIT095); (1) Stacioni i Veterinarisë Leposaviq (Fi - 274/77).
Ndërmarrja e Re Beçuk Sh.P.K - përbehet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Beçuk e regjistruar ne Certifikatën mbi të drejtat e pronës së paluajtshme me nr. UL-70202005-00069, zona kadastrale Beçuk, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 3 ha 55 ari 96 m² (35,596 m²). (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “Elan” Vushtrri/Vucitrn (MIT 012); NSh Elan, Fi - 791/89: JSC Ratar Fi - 7899/92
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Dush Sh.P.K. - përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në një hapësirë të përafërt 305 ha, 82 ari dhe 56 m² (3058256 m²) që shtrihet në Zonën Kadastrale Dush, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës €50,000)
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Jashanicë 2 Sh.P.K. - përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në një hapësirë të përafërt 233 ha 09 ari dhe 34 m² (2330934 m²) që shtrihet në Zonat Kadastrale Dush dhe Jashanicë, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Malishgan” (PEJ172); Ndërmarrja për Prodhimet Bujqësore Malishgan, Klinë Fi - 256/90;
KBI Beograd Malishgan Klinë Sh.P.K; OTHPB Prodhimtaria Bujqesore Klina; OTHPB Prodhimtarija Bujqesore;
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Binqa 2 Sh.P.K. - përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në një hapësirë të përafërt 239 ha, 17 ari dhe 95 m² (2391795 m²) që shtrihet në Zonat Kadastrale Binqë dhe Jashanicë, Komuna Klinë. (Depozita e ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Malishgan” (PEJ172);
Ndërmarrja për Prodhimet Bujqësore Malishgan, Klinë Fi - 256/90
KBI Beograd Malishgan Klinë SH.P.K;
OTHPB Prodhimtaria Bujqesore Klina;
OTHPB Prodhimtarija Bujqesore;
Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Gjakovë Sh.P.K. - i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 71 m², e cila gjendet në qendër të Gjakovës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale. (Depozita e ofertës €20,000)
Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Deçan Sh.P.K. - përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 76 m², sipas matjeve të bëra në terren me metër shirit nga Njësia Kadastrale e AKP-së, lokali i cili gjendet në Sheshin Mentor Tolaj pa numër, në qendër të Deçanit ofron mundësi të mira për zhvillim të biznesit. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Nsh Rilindja Rrjeti Tregtar - Librar (PRN100);
NSh "Rilindja" – Rrjeti Tregtar-Librar;
DD "Zavicaj" trgovinsko knjizarsko export-import, Fi - 7470/92;
Nsh "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import " Fi - 840/90;
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Llapashticë e Epërme Sh.P.K- përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 23026 m² (2 ha 30 ari 26 m²) e cila gjendet në zonën kadastrale Llapashticë e Epërme, në Komunën e Podujevës. Ndërmarrja e Re gjendet në zonën kadastrale Llapashticë e Epërme 30 km larg kryeqendrës Prishtina, ndërsa 10 km larg qytetit të Podujevës. (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Nsh KB Përparimi (PRN019);
KB "Përparimi" në Podujevë; ZZ "Përparimi" u Podujevo; AC "Përparimi" Podujevë.
Ndërmarrja e Re Rekreaturs Sh.P.K.- përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 98 m² i cili gjendet në katin përdhes të ndërtesës shumëkatëshe në rrugën Nënë Tereza P+8, afër ndërtesës së Rektoratit në Prishtinë. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Nsh Rekreaturs (PRN169);
NSh REKREATURS UNMIK Business Registration No. 80587694;
Samoupravna interesna zajednica za odmor i rekreaciju radnika Kosova Fi - 172/79;
Drustveno Preduzece za odmor radnika ugostiteljstvo i turizam Rekreaturs Fi - 1960/92;
Ndërmarrja e Re Lavërtaria-Blegtoria “Baruthana” Sh.P.K. Lokacioni/prona për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin një sipërfaqe totale prej përafërsisht 178667 m² (17.86.67 ha). Prona gjendet në dy zona kadastrale, në Zonën Kadastrale Prizren dhe Zonën Kadastrale Dushanovë/Arbanë. Lokacioni (Ferma e Lopëve-Baruthana) ndodhet në Prizren dhe aktualisht është në shfrytëzim nga pala e tretë, i cili nuk ka kontratë valide mbi qiranë me N.Sh.-në. (Depozita e ofertës €50,000)
Ndërmarrja e Re Lavërtaria-Blegtoria “Administrata e Vjetër” Sh.P.K. - Lokacioni/prona për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin lokacionin afarist që ndodhet në kuadër të kompleksit afaristo-banesor me një sipërfaqe totale prej 513.13 m², ku përfshin një pjesë të bodrumit me një sipërfaqe prej 81.36 m², një pjesë të përdheses me një sipërfaqe prej 36.39 m² dhe katin e parë me një sipërfaqe prej 395.38 m², që ndodhet në ngastrën kadastrale nr.2032-2 në emër të PIK “Progres-Export”-Prizren. Lokacioni afarist/administrata e vjetër ndodhet në rrugën “Adem Jashari” (ish-“Karl Marksi”) nr. 14 në qendër të qytetit të Prizrenit, përball Hotel “Theranda” dhe aktualisht është në shfrytëzim nga pala e tretë, i cili nuk ka kontratë valide mbi qiranë me N.Sh.-në. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh DLB ”Lavërtaria-Blegtoria” Prizren (PRZ009);
1) Fi - 698/89 (19.04.1990) "Slozeno Preduzece za poljuprivrednu proizvodnju, preradu promet I usluga
PIK "Progres-Export" sa O.sol.O Prizren Preduzece za ratarsku -povratarsku proizvodnju "Ratarstvo" sa P.O Dusanovo
2) FI - 7337/92 (18.12.1992) Drustvo sa ogranicenom odgovornoscu “
Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo " za proizvodnju ratarsko stocarskih proizvoda Dusanovo D.O.O.
Ndërmarrja e Re “Shitorja”-Vërmicë Sh.P.K.- Lokacioni afarist/shitorja për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme P-71813008-01186-0 (FP nr.1) dhe kopjes së planit të lëshuar nga ZKK-Prizren përshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 100 m², me kulturë ndërtesë. Lokacioni afarist/shitorja ndodhet në fshatin Vërmicë, rajoni i Prizrenit. Aktualisht lokalicioni afarist/shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës €10,000)
Ndërmarrja e Re Liria “Shitorja - Hoqë e Qytetit” Sh.P.K. Lokacioni afarist/shitorja për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas të certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme P-71813081-02372-3 (FP nr. 406) dhe kopjes së planit të lëshuar nga ZKK-Prizren përshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 100 m², prej të cilave 60 m² me kulturë ndërtesë dhe 40 m² me kulturë oborr. Lokacioni afarist/shitorja ndodhet në fshatin Hoqë e Qytetit, rajoni i Prizrenit. Aktualisht lokacioni afarist/shitorja është e mbyllur.
(Depozita e ofertës €10,000)
Ndërmarrja e Re Liria “Prona në Jeni Mahallë” Sh.P.K.- Prona për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas fletës poseduese nr. 5310 përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 584 m². Prona ndodhet në rrugën “Rrotullajt”, Jeni Mahallë në zonën primare të qytetit të Prizrenit. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH”Liria” Prizren (PRZ041); NTSH “Liria” – Prizren;
1) FI - 330/89 (10.11.1989) Ndërmarrja tregtare me shumicë dhe pakicë “Liria” p.p. Trogvinsko Preduzece na velikoi malo “Liria” p.o.
2) FI - 6963/92 (14.12.1992) Shoqëria Aksionare Ndërmarrja Tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p.
Deonicko Drustvo Trogvinsko Preduzece za promet robe na veliko malo “Liria” p.o
Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave
AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.