Shitja e Aseteve në Likuidim - 62

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin

 

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 62 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Rregullat e Përgjithshme Tenderit - 2022

Shkarko FORMULARIN në vijim:  Si duhet të përgaditet oferta për dorëzim?

Shiko Videon

 

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me:
15 mars 2023

prej
10:00 h -12:00 h

Në Grand Hotel, Salla e Konferencës, Prishtinë

 


Njësia nr.01-Kualiteti Lokali në Gjilan - ofron për shitje lokalin i cili sipas matjeve interne të AKP-së (me laser/metër) është në sipërfaqe prej 86.12m², ndërsa sipas listës së aseteve është 77.52m². Lokali gjendet në kuadër të ndërtesës së banimit kolektiv (P+4), në Rr. Bujanina, Komuna e Gjilanit. Lokali është I përshtatshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të biznesit komercial. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSh “Kualiteti” Gjilan (Fi. 888/89) & SHA Kualiteti

Njësia nr.02-KB Novobërda Toka dhe Objekti – ofron për shitje tokën në sipërfaqe totale prej 11,645m² (1ha 16ari 45m²), oborrin prej 11,436m² dhe objektin (P+1) me sipërfaqe prej 209m², në ZK Jasenovik, komuna e Novobërdës. Prona gjendet në afërsi të fshatit Jasenovik, komuna e Novobërdës. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: ZZ “Novobrdo” Novobrdo Fi-1584/90

Njësia nr.03-IMB Lokali 10 në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 56.4m², sipas matjeve në terren, ndërsa sipas Listës së Aseteve sipërfaqja është 55m².  Lokali gjendet në Tunelin e Parë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.04-Lux Lokali Rudar në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 78.06m² e përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 50m². Lokali gjendet në përdhes të një objekti banesorë në Tunelin e Parë, Mitrovicë. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  regj.nr. 80038216

Njësia nr.05-Lux Vetëshërbimi Tunel në Tunelin e Parë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m². Lokali gjendet në rrugën kryesore në Tunel të Parë, Komuna e Mitrovicës Jugore. Lokali aktualisht është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK  Numri i regjistrimit 80038216

Njësia nr.06-Çyçavica Lokali Lasta në Prelluzhë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 63m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 66m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Shtëpisë së Kulturës, komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Çyçavica” Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92;  UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.07-Çyçavica Lokali Sitnica në Prelluzhë - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 64m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Zyrës së Komuniteteve, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92;  UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.08-Agrokultura Depo në Bare - Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117

Njësia nr.09-Kosovasirovina Parcela 04208-3 në Gjakovë - Kjo shitje ofron parcelën 04208-3 me sipërfaqe prej 1600m² (16ari) me kulturë arë  e kl.3, sipas certifikatës së pronës. Parcela gjendet në veri të qytetit, ZK Gjakovë Jashtë Qyteti, në një pjesë mjaft aktive në aspektin biznesor. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Kosovasirovina në Mitrovicë; DP Kosovasirovina Mitrovica ( Fi- 674/89); Ndërmarrja Shoqërore për qarkullimin  e mbeturinave Mitrovicë; Nr. regj. biznesit: 80250371

Njësia nr.10-Parcela nr. 941-2 në ZK Dujakë - Kjo shitje përfshin tokën me sipërfaqe 1181m² (11ari 81m²) me kulturë arë  e kl.1, në ZK Dujakë, Komuna Gjakovë. Parcela nuk ka qasje në rrugë. Mungon ndarja grafike e parcelës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:KBI Ereniku – Prodhimtaria Primare, Gjakovë (Fi.460/89)

Njësia nr.11-Parcela nr.199-3 ZK Dranashiq -kjo shitje përfshin parcelën kadastrale nr. 199-3 me sipërfaqe 1566m² (15ari 66m²), me kulturë bujqësore, arë e klasës 4, në ZK Dranashiq, komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike me nr. 196, ZK Dranashiq. (Depozita e ofertës: 5,000 Euro)
NPB Malishgani, Klinë në likuidim (“Ndërmarrja”) Fi. Fi.265/90

Njësia nr.12-Parcelat nr.252-2 dhe 252-3 afër Qendrës Zejtare në Pejë - kjo shitje përfshinë parcelat kadastrale nr. 252-2 dhe 252-3 me sipërfaqe 308m² (3ari 08m²), me kulturë tokë ndërtimore, në ZK Pejë, komuna Pejë. Prona ka qasje në rrugë publike. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSHP “17 Nëntori”, Pejë (Fi. 545/89)

Njësia nr.13-BVI për Mbrojtje Kundër Breshërit Lokali në Dardani - Kjo shitje ofron   hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 116.7m². Aseti gjendet në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe afariste-banesore në Bulevardin Bill Klinton, SU5/7, lokali nr.1 dhe 2, lagjja Dardania, Prishtinë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Bashkësia Vetqeverisëse e Interesit për Mbrojtje Kundër Breshërit, Pristina  Fi.428/78.

Njësia nr.14-Asetet e Gurëthyesit në Gadime - Kjo shitje ofron  objektet: zyrat në objektin përdhese me sipërfaqe totale prej 98.12m² , objekti i depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 162.80m²  si dhe objekti ku gjendet bunari me sipërfaqe prej 9m². Asetet e përshkruara gjenden në Gadime të Ulët, komuna e Lipjanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Miniera e Linjitit – Seperacioni i Gurëve  (Fi-751/89)

Njësia nr.15-Turist Kosova Lokali në Mitrovicë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej  60m².  Lokali gjendet në përdhesë, në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe të banimit në rr. Xhafer Deva, afër Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Turist Kosova  Fi.691/89.

Njësia nr.16-Mulliri Lokali në Obiliq - Kjo shitje ofron  hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej 114m² në Rr. Isa Boletini në Obiliq. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Zhitopromet-Mulliri” (Fi.707/89; Fi.5221/92; Fi.3278/95)

Njësia nr.17-Urata Lokali nr.25 në Dardani - Kjo shitje ofron përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe  prej  24.66m². Lokali gjendet në katin e parë në kuadër të mini qendrës tregtare, në lagjen “Dardania” zona e veriut afër PTK-së, Prishtinë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Drustveno Trgovinsko Preduzece “VOCAR”, Pristina  Fi.723/89.

Njësia nr.18-NSH Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Kuk, Dragash – përfshin vetëm shitoren në përdhesë të ndërtesës P+1 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 134m² e cila gjendet në fshatin Kuk, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 422-0 - ZK Kuk, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet shitorja dhe etazhi P+1 i objektit në të cilin gjendet shitorja NUK janë pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.19-NSH Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Baçkë, Dragash – përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 60m² i cili ka etazhitetin përdhesë (P+0), e cila gjendet në fshatin Baçkë, e ndërtuar nga NSh-ja në parcelën 334-0 - ZK Baçkë, Komuna e Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.20-NSH Zhupa Recane-Shitorja nr.7 në Llokvicë  - ofron pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m² me kulturë ‘ndërtesë’, që ndodhet në fshatin Llokvicë, Komuna e Prizrenit, me numër të ngastrës P-71813045-01643-2. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 73m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89 

Njësia nr.21-NSH IT Drateks-Lokali afarist nr.4 në Dragash – ofron për shitje lokalin afarist që ndodhet në ZK Dragash, Komuna e Dragashit. Përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 117m² dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH “IT Drateks” Fi-518/82; Fi-508/89.

jësia nr.22-NSH Zhupa Recane-Shitorja nr.2 në Drajçiq – Prona përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej 199 m², prej të cilave 92m² me kulturë shtëpi dhe 107 m² me kulturë oborr, në fshatin Drajçiq, Komuna Prizren. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit (P+0) rezulton të jetë 103 m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: “Sredačka Župa” Fi.384/89

Njësia nr.23-NSH Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Bellobrad, Dragash – përfshin lokalin afarist të regjistruar në emër të NSh-së në sipërfaqe prej 77m² me kulturë shtëpi/ndërtesë sipas parcelës nr. 803-0 në ZK Bellobrad, Komuna e Dragashit. Objekti është ndërtim i fort dhe ka etazhitetin SU+P+0. Janë bërë matjet me shirit-meter të gabaritit të objektit ku si rezultat i këtyre matjeve kemi sipërfaqen prej rreth: SU-terren=44m²; Përdhesë=64m². Sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 108m². Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.24-NSH Sharrprodhimi-Lokali afarist Nr.4 në Dragash – përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 63.44 m² që ndodhet në katin përdhes te objektit banesor P+3 të ndërtuar nga NSH-ja, i cili objekt gjendet përballë Qendrës së Punësimit të komunës së  Dragashit. Toka ku ndodhet lokali NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht lokali është i mbyllur. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)

Njësia nr.25-NSH Sharrprodhimi-Shitorja në fshatin Buçe, Dragash – përfshin lokalin afarist në sipërfaqe prej 72m² me kulturë shtëpi/ndërtesë në parcelën nr. 84-2 në ZK Buçe, Komuna e Dragashit. Objekti është ndërtim i fortë dhe ka etazhitet P+0. Sipas matjeve të AKP me shirit metër e gabaritit të objektit sipërfaqja e përafërt është rreth 60m². Aktualisht shitorja është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 3,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBQ "Sarproizvodi" Fi 302/89 (1989); DD "Sarproizvodi" (1993)


Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund t'i merrni në Memorandumin Final të Informatave

Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi,lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmerinë, pa marrë parasysh natyrën e tyre. 

 

 




<