MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 27.05.2024

Prishtinë    27/05/2024

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç’ rast u informua nga menaxhmenti lidhur me aktivitetin mujor të AKP-së përfshirë raportimin mbi qiradhëniet dhe për NSH Brezovica.

 

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet e menaxhmentit lidhur me transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim 65 si dhe listën e aseteve që do të shpallen për shitje në Shitje të Aseteve me Likuidim 66 me gjithsej 55 asete si dhe raportin e Komisionit të Banesave të NSh-ve ku u aprovuan 2 banesa për shitje, ndërsa 5 u refuzuan dhe 1 u konstatua se është jashtë kompetencave të AKP-së. Po ashtu Bordi i Drejtorëve miratoi raportin e komisionit për përcaktimin e statusit si NSh për: OPB “Uniprom” OThPB “Joshanica” Novi Pazar, asetet në Prishtinë/Kosovë dhe për: OP “Zhitomlin” OTHPB “Trgovina” Svetozarovo, Serbi, asetet në Prishtine/Kosovë.

Veç këtyre Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për shpërndarje për NSh Amortizatorët si dhe propozimet e Autoritetit të Likuidimit për kërkesat për heqje dorë prej 22 raste të Ndërmarrjeve Shoqërore, përfshirë objekte dhe parcela me interes publik. Këtu Bordi shqyrtoi dhe miratoi një numër kërkesash për transferim të qirave.

Për më tepër, pas shqyrtimit dhe diskutimit, Bordi i Drejtorëve miratoi raportet rekomanduese të divizionit për shitje direkte ku 23 ishin aprovime, 20 refuzime si dhe 2 raporte përfundimtare të divizionit për shitje direkte.