MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 02.09.2024
Prishtinë   
02/09/2024
BORDI I DREJTORËVE MIRATOI TRANSAKSIONET E SHAL 67. Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç ‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe e miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim ShAL 67 (5 aprovime dhe 6 refuzime) si dhe shqyrtoi 65 raporte rekomanduese për shitje direkte nga të cilat 16 asete u aprovuan për shitje direkte ndërsa 49 asete u refuzuan.
Më pas, Bordi shqyrtoi dhe miratoi qiradhënien përmes tenderit publik e pesë (5) pompave të derivateve sipas shpalljes së datës 26 korrik 2024 si dhe 2 asete për qiradhënie direkte, njëra prej të cilave ka 10 njësi.
Pas shqyrtimit të kërkesës nga Bordi i N.Sh Inex Ski Qendra në Brezovicë, u miratua edhe investimi shtesë prej 35,000 €,, kryesisht në riparimin e teleferikëve dhe blerjen e një Shtypësi Bore në mënyrë, por edhe askete tjera të kësaj ndërmarrje në mënyrë që sezona e radhës të jetë më mirë e përgatitur për skijim.
Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes së mjeteve në likuidim për N.Sh “Barnatorja Popullore”, Ferizaj; N.Sh KB Malisheva dhe N.Sh KBI Agrokultura. Veç kësaj, Bordi u informua për Raportin Përfundimtar të procesit të likuidimit të PRZ093 N.Sh KB “Mamusha” dhe me këtë udhëzoi që raporti të dërgohet në Dhomë të Posaçme dhe pas kësaj procedure pason mbyllja e ndërmarrjes.
Lidhur me shpronësimet Bordi morri vendimet si në vijim: 1) Vendim për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së paluajtshme Objekti i ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” (PRZ041) që gjendet në parcelën Kadastrale nr. 4792-0, pronë Komunale, ZK Prizren, Komuna Prizren për realizimin e projektit “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”, në bazë të vlerësimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve; dhe 2) Vendim për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së paluajtshme nr. 90-0 ZK Landovicë për realizimin e projketit “Varrezat e Qytetit të Prizrenit” pronë e NSh Vreshtaria PRZ010, Prizren, në bazë të vlerësimit nga Ministria e Financave Punës dhe Transfereve në përputhje me Vendimin Përfundimtar Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpronësim nr. 34/178 të datës 13.12.2023.
Bordi gjithashtu aprovoi Planin e veprimit për zbatim të rekomandimeve të raportit të auditimit të Divizionit të shitjes direkte nga Zyra Kombëtare e Auditimit.