TËRHIQET NGA SHITJA NJËSIA NR.26-OBJEKTI I BANKOSIT NË RAHOVEC
Prishtinë   
02/09/2024
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr.26-Objekti i Bankosit në Rahovec. Ky aset ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 68, e cila do të mbahet me datë 04 shtator 2024, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me kërkesën e Komunës së Rahovecit.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 68 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 04 shtator 2024 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.