MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 02.10.2024

Prishtinë    02/10/2024

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, me ç‘rast diskutoi për një numër çështjesh të parapara me agjendë dhe mori disa vendime në lidhje administrimin, privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

 

Bordi nga fushëveprimi i vetë aprovoi kërkesën për transferimin e pronës së NSh Drenica (PRN011), Gllogoc me detajet e pronës: Prona e paluajtshme nr. 244-0 ZK Sankoc për realizimin e projektit “Ndërtimi i Fabrikës së riciklimit dhe përpunimit të nën-produkteve shtazore për nevoja të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV)”, që titulli pronësor të kaloj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës/Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në përputhje me Vendimin Përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shpronësim nr. 04/58, të datës 12 nëntor 2015.

Bordi diskutoi edhe për disa asete që shfrytëzohen për interes publik, për të cilat u vendos që të hiqet dorë (18 parcela) dhe të barten në komunat përkatëse pasi të aprovohen nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, si dhe vendosi për një numër të qiradhënieve direkte të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Në vijim të mbledhjes, Bordi shqyrtoi rezultatet e ofertave të pranuara për pronat që ishin në tender në Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit nr. 68 ku miratoi 5 dhe refuzoi 17 shitje të aseteve. Poashtu u shqyrtua dhe u aprovua lista e aseteve për shitjen nr. 69 (ShAL 69), e cila do të shpallet ditëve në vijim, si dhe aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave me rekomandime për 5 raste (1 aprovim dhe 4 refuzime).

Ne këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u aprovuan Raportet e shpërndarjes në likuidim për Nsh “Industria e Duhanit Gjilan – Tobacco” dhe NSh “Ratar”. Bordi  shqyrtoi edhe raportin  mujor të Menaxhmentit, me theks të veçantë atë për Nsh Ineks Brezovica, si dhe çështjet e zbatimit të vendimeve të Bordit nga menaxhmenti  lidhur më përgatitjet sa më të mira për sezon.

Më tutje, Bordi diskutoi dhe miratoi amandamentimin e Rregullores për Shitje Direkte dhe Rregullores për Ofruesit e  Shërbimeve. U diskutuan edhe çështje të tjera në kuadër të veprimeve që po ndërmerren në AKP për të përmirësuar proceset e administrimit dhe menaxhimit sa më të mirë të pasurisë shoqërore.