AKP lëshon me qera disa asete atraktive dhe hapësira reklamuese në Brezovicë dhe Gjakovë
Prishtinë   
04/10/2024
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e disa aseteve atraktive dhe hapësirave reklamuese që gjenden në Shtërpce dhe në Gjakovë, të cilat paraqesin rast të volitshëm për zhvillimin e aktivitetit biznesor.
Përmes kësaj shpallje mund të ofertohet për ta marrë në shfrytëzim lokalin afarist, Restoranti “Expres” i cili ka hapësirë afariste 336 metra katror që gjendet në objektin e Hotel “Molika”. Pastaj mund të ofertoni për objektin afarist, Villa “Partizanka”, i cili gjendet në Qendrën e skijimit, ngjitur me stacionin e nisjes së teleferikut "Livadhi i Madh, i përbërë nga restorant, kuzhinë dhe tualet në katin përdhes, katër dhoma në katin e parë dhe dy dhoma gjumi në nën kulm, lokalin afarist "Ski Byfe" (Ndërtesa prej Druri), i cili ndodhet në hyrje të Qendrës së skijimit, lokalin afarist “Kafja Luboten” Lokali, që gjendet ne parcelën 2170/0 në qendër të qytetit Shtërpcë, afër ndërtesës se Komunës. Poashtu me qira lëshohet edhe objekti afarist, Hotel “Breza”, i cili ka hapësirë afariste 2500 metra katrorë dhe tokë 92 ari.
Ndërkaq në Gjakovë mund të ofertoni për ta marrë në shfrytëzim lokalin/depon me sipërfaqe prej 300 metra katrorë që ndodhet në kompleksin e Ndërmarrjes Jatex.
Poashtu, AKP ofron për shfrytëzim edhe një numër të hapësirave reklamuese që janë atraktive e tërheqëse dhe ku mund të zhvillohet aktivitet biznesor, si në vijim: Teleferiku "Qafa e Luanit", ofrohen për shfrytëzim 18 shtylla me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë, shporta, 180 copë me hapësirë reklamimi 92cm x 44cm, pastaj ofrohet me qira hapësira Teleferiku “Livadhi i madh”, në 19 shtylla me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë, shporta, 182 copë, me hapësirë 92cm x 44cm. Gjithashtu mund të ofertohet për të marrë në shfrytëzim hapësirat reklamuese në stacionin e nisjes së teleferikut - 2,8 m x 6,5 m - 2 platforma me nga 4 secila me reklama 1 m x 1,5 m, pastaj 2m x 2.9m - 2 platforma me nga 3 secila me reklama 1m x 1.5m.
Në Hotel Molika ofrohen për shfrytëzim këto hapësira: 4 copë 12m x 6.5m; 1 copë 12m x 6.5m; 2 copë 3m x 4.2m; te Treni i Skive: 2 komplete trena me përmasa 2m x 2m x 3m, gjithçka përveç dritares, si dhe Stacioni i nisjes së automjeteve, 5m x 2.5m dhe 2.5m x 3m, si dhe zona reklamuese e të gjitha gardheve dhe laurave rreth afrimit të teleferikut, si dhe gardheve në kthesat dhe stacionet e ndërmjetme.
Periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu edhe ndërprerje për shkaqe të privatizimit ose çështjeve tjera relevante. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore kurse për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese aplikohet qiraja vjetore. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç. Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur (një zarf - një ofertë për një njësi) në Zyrën Qendrore të AKP-së në Prishtinë. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: nr. i Njësisë, emri i NSh-së dhe vendndodhja e asetit. Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë. Ofertat do të pranohen në datën 18.10.2024 prej orës 13:15 - 14:15 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç. Zarfet do të hapen publikisht në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt, Zyra Qendrore e AKP-së në Prishtinë me datën 18.10.2024 nga ora 14:20. Ofertat përmes faksit nuk do të pranohen.
Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, apo mund të kontaktoni në numrat zyrtar të telefonit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.