SHPALLJE PËR FURNIZIME DHE SHËRBIME - inspektimi i përgjithshëm i litarëve dhe aparaturave te qendra e skijimit në Brezovicë
Prishtinë   
09/10/2024
AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë SHPALLË këtë:
FTESË PËR OFERTË
- LËNDA E KONTRATËS
Ftesë për ofertë për incizimin dhe inspektimin e përgjithshëm të litarëve dhe aparaturave te qendra e skijimit në Brezovicë
Incizimi i litarëve dhe inspektimi i përgjithshëm i aparaturave do të bëhet për teleferikët:
- Livadhi i madh në sipërfaqe prej 1280 * 2 = 2560 metra;
- Qafa e ortekut në sipërfaqe prej 1428 * 2 = 2856 metra;
- Baqilla në sipërfaqe prej 301 * 2 = 602 metra;
- Treni lëvizës në hyrje 150 * 2 = 300 metra.
Sipërfaqja totale në të cilën duhet të bëhet incizimi për të gjithë teleferikët është 6318 metra.
Aktivitet që duhet të kryhen nga Operatorit Ekonomik në qendrën e skijimit në Brezovicë janë si në vijim:
- Të bëhet kontrollimi teknik i litarëve dhe aparaturave në përputhje me EN 1709;
- Të bëhet incizimi i litarëve me defektoskopin magnetik në përputhje me EN 12927;
- Ri shikimi i dokumentacionit teknik;
- Shqyrtimi i gjendjes së shtyllave dhe mbrojtjes nga korrozioni;
- Të inspektohet funksionaliteti i stacionit startues poshtë dhe në stacionin fundor;
- Të inspektohet funksionaliteti i pajisjeve elektrike, pajisjeve të sigurisë dhe pajisjeve matëse;
- Të bëhen kontrollime tjera të parapara me udhëzimet teknike të përdorimit të teleferikut (ski –liftave), dhe
- Kontrollimi dhe testimi i tokëzimit – rrufepritësve të shtyllave dhe komplet teleferikut.
Kërkesat teknike që duhet ti plotësoj operatori ekonomik:
- Të ketë licencë valide për kryerjen e punëve të tilla të lëshuara nga autoritet e Republikës së Kosovës apo jashtë Kosovës;
- Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës ose të jetë konzorcium me kompaninë e regjistruar në Kosovë ose të ketë përfaqësuesin fiskal bazuar në legjislacionin në fuqi;
- Të ketë përvojë në kryerjen e këtyre aktiviteteve – referencat të domosdoshme, dhe
- Të ketë staf të mjaftueshëm për kryerjen e këtyre aktiviteteve.
Pas përfundimit të punëve Operatori Ekonomik duhet të lëshoj një raport, ku do të bën konstatim të përgjithshëm mbi gjendjen e teleferikut dhe lejimin e punës për sezonit 2024/2025.
Periudha për kryerjen e këtyre aktiviteteve më së largu 15 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të ulët.
Buxheti maksimal i lejuar për këtë aktivitet është 10,000.00 Euro.
AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Për tu njohur më afër me aktivitetet që do të kryhen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te
Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 09.10.2024 deri më 20.10.2024
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 21.10.2024 nga ora 13:15 deri në orën 14:15 në adresën e mëposhtme:
Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 Prishtinë.
Ofertat do të hapen me datën 21.10.2024 në ora 14:20 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 - Prishtinë .
V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.