SHPALLJE PËR FURNIZIME DHE SHËRBIME - Shpallje publike për furnizimin me derivate të tipit - dizell

Prishtinë    09/10/2024

AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen  Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë SHPALLË këtë:

 

FTESË PËR OFERTË

 

  1. LËNDA E KONTRATËS

Shpallje publike për furnizimin me derivate të tipit - dizell

Me qëllim të furnizimit  me derivate te Qendra e skijimit në Brezovicë, AKP shpall tenderin për furnizim me derivate te tipit  dizell

 

SHPALLJA PUBLIKE PËR FURNIZIM ME NAFTË

Për nevoja të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe ngrohjes ne qendrën e skijimit ne Brezovice ndërmarrja ka nevojë për furnizim me nafte e tipit dizell.

Sasia e derivatit te naftës e tipit dizell është 10000 litra.

Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:

Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës

Duhet të ketë përvojë në furnizime dhe shërbime të ngjashme – Referencat.

Periudha për kryerjen e këtyre furnizimeve dhe shërbimeve  më së largu 15 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të ulët.

Buxheti maksimal i lejuar për këtë aktivitet është 15,000.00 Euro.

 

AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

 Për tu njohur më afër me aktivitetet që do të kryhen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te  Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 09.10.2024 deri më 20.10.2024.

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 21.10.2024 nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000  Prishtinë.

Ofertat do të hapen me datën 21.10.2024 në ora 11:10 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 -  Prishtinë .

 V.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.