FTESË PËR OFERTË - Furnizim me naftë të tipit EURO Diesel te Qendra e skijimit në Brezovicë
Prishtinë   
25/11/2024
AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë, SHPALLË këtë:
FTESË PËR OFERTË
- LËNDA E KONTRATËS
Shpallje publike për furnizimin me derivate të tipit - dizell
Me qëllim të furnizimit me derivate te Qendra e skijimit në Brezovicë, AKP shpall tenderin për furnizim me derivate te tipit dizell
SHPALLJA PUBLIKE PËR FURNIZIM ME NAFTË të tipit EURO DIESEL
Për nevoja të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe ngrohjes ne qendrën e skijimit ne Brezovice ndërmarrja ka nevojë për furnizim me nafte e tipit dizell.
Sasia e derivatit te naftës e tipit dizell është 10000 litra.
Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:
Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës
Duhet të ketë përvojë në furnizime dhe shërbime të ngjashme – Referencat.
Periudha për kryerjen e këtyre furnizimeve dhe shërbimeve më së largu 15 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të ulët.
Buxheti maksimal i lejuar për këtë aktivitet është 15,000.00 Euro.
AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Për tu njohur më afër me aktivitetet që do të kryhen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 25.11.2024 deri më 29.11.2024.
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 02.12.2024 nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:
Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 Prishtinë.
Ofertat do të hapen me datën 02.12.2024 në ora 11:10 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 - Prishtinë.
V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.