SHPALLJE PËR FURNIZIME DHE SHËRBIME

Prishtinë    26/12/2024

AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë SHPALLË këtë:


FTESË PËR OFERTË

LËNDA E KONTRATËS

FURNIZIMI ME PIJE, USHQIM DHE MATERIAL SANITAR  PËR NSH INEX SHARR PLANINA NË BREZOVICË 

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall ftesën për oferta për furnizimin e Nsh Inex Sharr Planina me ushqim, pije dhe material sanitar bazuar në listën e ushqimeve dhe mallrave të kërkuara.
Specifikacioni i mallrave mund të merret në Web faqen e AKP-së ose te NSh Inex Sharr Planina në Brezovicë.
Çmimet janë për copë, kg, litër apo paketim varësisht nga kërkesat në listën e mallrave.
Buxheti maksimal i paraparë për këtë aktivitet 100,000.00 Euro.

Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:
Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës 
Duhet të ketë përvojë në furnizime dhe shërbime të ngjashme – Referencat. 
Periudha e furnizimit është 1 vjeçare varësisht nga kërkesat dhe nevojat e ndërmarrjes për këto mallra.
Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të ulët.

AFATI KOHOR ,VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE DHE INFORMATAT TJERA 

Për tu njohur më afër me aktivitetin që do të kryhen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 26.12.2024 deri më 03.01.2025 ku edhe mund të merren Informatat detale për furnizimet e mallrave.
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 03.01.2025 nga ora 13:15 deri në orën 14:15 në adresën e mëposhtme:
Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000  Prishtinë.
Ofertat do të hapen me datën 03.01.2025 në ora 14:20 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 -  Prishtinë.


 V.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave