FTESË PËR OFERTË - Shpallje publike për blerjen e autobusit për udhëtarë

Prishtinë    13/02/2025

AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina” Brezovicë, SHPALLË këtë:


FTESË PËR OFERTË

LËNDA E KONTRATËS
Shpallje publike për blerjen autobus të udhëtarëve
Me qëllim të transportimit të punëtorëve në qendrën e skijimit në Brezovicë, AKP shpall tenderin për blerjen e autobusit të udhëtarëve për nevoja të Ndërmarrjes.

Kërkesat teknike për blerjen e autobusit përfshijnë:
Kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në ftesën publike për blerjen e autobusit: duhet bashkëngjitur hollësitë e detajuara të automjetit gjatë konkursit me fotografi, dokumente shoqëruese të nevojshme sa i përket gjendjes ligjore dhe teknike.

Komisioni do t’i vizitojë automjetet që ofrohen për shitje sipas ftesës:

Autobusi

Deri në 55 ulëse,
jo më i vjetër se i vitit 2001
Në gjendje të mirë fizike
Garancioni i punës 4 muaj
Kriteret e notimit do t’i përpilojë komisioni. Komisioni do ta vlerësojë gjendjen dhe kilometrat e kaluara si prioritet.

Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:
Duhet të ofroj garancion së paku 4 muaj për autobus

Periudha e dorëzimit të ofertave 7 ditë nga data e shpalljes.

Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të ulët.

Buxheti maksimal i lejuar për këtë aktivitet është 13,000.00 €.

Oferta duhet të përmbajë
1. Formularin e kuotimit të çmimit e nënshkruar,

2. Certifikatën e regjistrimit të biznesit (nëse është biznes),

3. Çmimin e ofruar me TVSH (nëse është biznes),

4. Nr. i telefonit kontaktues dhe adresa.

AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

 Për tu njohur më afër me aktivitetin që do të kryhen Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te 

Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 13.02.2024 deri më 19.02.2024.

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 20.02.2024 nga ora 10:00  deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000  Prishtinë.

Ofertat do të hapen me datën 20.02.2024 në ora 11:10 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 -  Prishtinë.

 V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.