KOMUNIKATË PËR MEDIA LIDHUR ME PAGESAT E KËRKESAVE TË APROVUARA KREDITORE TË ISH NDËRMARRJES SHOQËRORE "IMN KOSOVA"

Prishtinë    27/02/2025

 

Pas një takimi të përbashkët në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe Komunës së Prishtinës, u diskutua çështja e mospagesës së vlerës së përgjithme të shpronësimit për interes publik të pronave të ish-Ndërmarrjes Shoqërore “IMN Kosova” nga Komuna e Prishtinës, ku si rrjedhojë AKP nuk ka mund të bëjë pagesat e kërkesave të punëtorëve.

Komuna e Prishtinës është zotuar se, pas aprovimit të buxhetit të saj të rregullt në Kuvendin e Kosovës, do të kryejë pa vonesë pagesën e mjeteve të mbetura në AKP, të cilat nuk janë transferuar ende si pasojë e procesit të shpronësimit. Kjo ka ndikuar në vonesën e përmbushjes së obligimeve ndaj kreditorëve.

Në të njëjtën kohë, AKP do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e pagesave ndaj kreditorëve të aprovuar, sapo të pranojë mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Ky angazhim ka për qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve financiare ndaj kreditorëve dhe përmbylljen e këtij procesi në përputhje me ligjin dhe interesin publik.