MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 30.04.2023

Prishtinë    30/04/2024

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera shqyrtoi dhe e miratoi Raportin 3 mujor të këtij viti 2024 për Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri dhe Tregti. Poashtu, Bordi diskutoi dhe e vlerësoi Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për punën e AKP-së për vitin 2022 dhe u zotua që do të zbatoj me përpikëri rekomandimet që dalin nga kjo rezolutë.

 

Gjatë kësaj mbledhje Bordi u informua edhe për punën e menaxhmentit të kësaj Agjencie për periudhën paraprake një mujore për Agjencinë, si dhe shqyrtoi raportin mujor për NSH Brezovica, e cila është nën administrim direkt të AKP-së, ndërkaq u informua edhe me Raportin vjetor të Komitetit të Auditimit për vitin e shkuar 2023.

Në këtë takim, Bordi shqyrtoi dhe aprovoi edhe Raportin e Komisionit të Banesave të NSh-ve që është i themeluar në kuadër të AKP-së.

Bordi i Drejtorëve diskutoi edhe për çështje të tjera në kuadër të veprimeve që po ndërmerren në AKP për të përmirësuar proceset e administrimit dhe menaxhimit sa më të mirë të pasurisë shoqërore