MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 31.07.2024
Prishtinë   
01/08/2024
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera shqyrtoi raportet mujore të Menaxhmentit dhe miratoi Raportin 3 mujor për Kuvend për Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për periudhën prill-maj-qershor 2024. Këtu Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit të secilit rast veç e veç i aprovoi transaksionet e SHAL 66 Menaxhmentit (18 aprovime dhe 10 refuzime).
Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi shpalljen e valës së re të shitjeve – Shitja e aseteve përmes Likuidimit nr. 68 e cila do të publikohet së shpejti. Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Komisionit për Përcaktimin e Statusit të Ndërmarrjes OP “Agrokosova Commerc” Export – Import, Prishtinë, Kosovë si pronë shoqërore.
Përveç kësaj, Bordi diskutoi dhe miratoi raportin rekomandues të Komisionit të banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore ( me 5 aprovime dhe 2 refuzime). Po ashtu Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin gjashtëmujor të punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për periudhën janar – qershor 2024.
Në këtë mbledhje, Bordi miratoi kërkesat e Autoritetit të Likuidimit lidhur me kërkesat për transferimin e kontratave të qirasë tek NSh Tregu, kërkesat për qiradhënie tek NSh Tregu, ndërkaq miratoi ndryshimin e kontratës së qirasë për qiramarrësin e NSh Farmakos Bes Vak International 0 NSH Farmakos (pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për njohje të pronësisë për ngastrën nr. 9010/3 ZK Prizren).
Në vijim, Bordi i Drejtorëve miratoi propozimin Autoritetin të Likuidimit për korrigjim në shpërndarje të mjeteve në likuidim për NSh Celiku GJI060 si dhe mori vendim që të filloj likuidimi i dy NSh-ve si në vijim: PRN197 “Uniprom” - Prishtinë -dhe PRN209 “Zhitomlin” – Svetozarevë.
Për më tepër në këtë takim Bordi i Drejtorëve diskutoi dhe miratoi rastet rekomanduese të shitjeve direkte (21 aprovime dhe 31 refuzime).