NJOFTIM NGA AUTORITETET E LIKUIDIMIT PËR PARASHTRUESIT E KËRKESAVE (KËRKESA PËR INFORMATA SHTESË)
Prishtinë   
20/01/2025
Autoriteti i Likuidimit (AL-të) të NSh-së: Stacioni i Veterinës - Podujevë (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e shkresës në vijim (Kërkesa për informata shtesë) në adresën e parashtruesit të kërkesës bazuar në nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:
1. Parashtruesi i kërkesës si në listën e mëposhtme, të paraqitet për të pranuar shkresën përkatëse (Kërkesa për informata shtesë) të Autoritetit të Likuidimit në adresën e përcaktuar në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së, para ose deri në orën 16:00 të datës 3 shkurt 2025.
2. Mos marrja e shkresës (Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit, nëse parashtruesi i kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.
Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme:
Shtegu në gjuhën shqipe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58
Shtegu në gjuhën serbe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58
Shtegu në gjuhën angleze: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58