NJOFTIM për punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore “Auto Prishtina” PRN126

Prishtinë    06/09/2021

Në mbështjetje të nenit 10, pika 10.2 të Rregullores së UNMIK-ut, nr.2003/13, me ndryshimet dhe plotesimet e Rregullores së UNMIK-ut 2004/45, e duke e zbatuar Aktvendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, AC-I-16-0268-A0001, dt. 24.08.2017, dhe Udhëzimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJSK, nr.C-IV-20-0059,dt.15.10.2020,Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me dt.06.09.2021,

 
   

 

 

P U B L I K O N

NJOFTIMIN për punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) “Auto Prishtina”PRN126, me qëllim të Aplikimit dhe të dorëzimit të dokumentacionit të punëtorëve për këte NSH lidhur me  hartimin e listës fillestare të punëtorëve në formatin tabelar excel për përfitimin e një pjese prej 20%  të të ardhurave nga privatizimi-likuidimi apo shpronesimi i NSH të theksuar më lartë nga kompetenca e BSPK-së dhe ate:

- Libreza e punës (për punëtorët që i posedojnë), apo kontrata e punes, para apo pas qershorit 1999,

- Të ardhurat personale nga Ndermarrja përkatëse për punëtorët të cilët kanë punuar pas qershorit 1999, deri ne privatizimin-likuidimin e NSH.

- Në rast të mungesës të Librezës së punës, çfarëdo dokumenti tjetër(kontrata apo vendime të punës) që dëshmojnë themelimin e marrëdhënies së punës,përkatësisht përfundimin e punësimit në NSH,

- Vendimin eventual për ndërprerjen e marrëdhënies së punës  për përiudhën 1989-1999, gjatë aplikimit të masave të dhunshme diskriminuese nga ish Kuvendi i Republikës së Serbisë (nëse posedojnë këte vendim),

- Dokumentet në komunat përkatëse,Dep.për çështje sociale për të rënët në Luftën e Kosovës 1997-1999, qoftë luftetarë të lirisë, por edhe të viktimave civile,

- Çfarëdo dokumentacioni tjetër i cili dëshmon dhe arsyeton pretendimin për të drejtën e punëtorëve për t’u përfshirë në Listën fillestare në formatin tabelar excel  që do të hartohet nga menagjmenti dhe sindikata e NSH përkatëse në bashkëpunim me BSPK-në.

- Ekstrakti i lindjes dhe kopjet e lejes së njoftimit,

- Numrat e tel. kontaktues

Të gjitha dokumentet që do të dorëzohen duhet të jenë të noterizuara nga noteri kompetent, përveq lejes së njoftimit.

Dokumentacioni  dorëzohet në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, “Zyra e Ekspertit Ligjor” të BSPK-se, ne Hotelin GRAND, kati III Prishtinë, personalisht apo përmes postës.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit të punëtorëve është 20 ditë nga data e publikimit të njoftimeve sipas dispozitivit-1, të Udhëzimit të DHPGJSK, C-IV-20-0059,dt.15.10.2020.