NJOFTIM - SHPALLJE PUBLIKE PËR SHITJE TË ASETEVE TË LUAJTSHME

Prishtinë    29/07/2022

 

FORMULARI PËR DORËZIMIN E OFERTES - shkarko

 

Emri i Ndërmarrjes Shoqërore

Emërtimi i Asetit

Vendndodhja e asetit/pronës (Adresa)

Përshkrimi i asetit të luajtshëm

PRZ007 Sharrprodhimi Dragash

70 Dele të NSh Sharrprodhimi 

Shtallat e NSh në vendin e quajtur Mejdan- Dragash

70 dele të racës vendore nga të cilat

  • 30 dele të moshës 4-6 vjeçare dhe
  • 40 dele të moshës 7-8 vjeçare

      

Kushtet e përgjithshme:

  1. Ofrohen për shitjen e 70 dele si një njësi përmes shpalljes publike si një pako ashtu “siç janë” dhe “ku janë”.
  2. Nëse në ndërkohë pas ofertimit numri i deleve ndryshohet për arsye të ndryshme shëndetsore etj, atëherë do të merret në konsideratë shuma e përgjithshme e ofertuar për 70 dele duke kalkuluar çmimin për numrin e përgjithshëm aktuale të tyre.
  3. Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen  në emër të blerësit, pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
  4. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në Zyrën Rajonale të Prizrenit.
  5. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: emri i NSh-së dhe emërtimi i Asetit.
  6. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org
  7. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
  8. Ofertat do të pranohen me 12.08.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur.
  9. Zarfet do të hapen publikisht në Zyrën Rajonale të Prizrenit me datë 12.08.2022  në ora 12:15 
  10. Ofertat përmes faksit/email-it nuk do të pranohen. 
  11. Të dhënat e detajuara për shpalljen publike për shitjen e 70 deleve si një njësi mund të merren në Zyrën e AKP-së në Prizren, Rruga “Pushkatarët” No 9,  Prizren; në telefonin: 029-226-480 apo në email adresën: info@pak-ks.org
  12. Kjo shpallje përpos që do të publikohet në media gjuhën shqipe dhe sërbe në Kosovë do të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të AKP-së.
  13. Në cmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë  edhe TVSH 18%, etj.
  14. Ne ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet  që ofertuesi i parë për nga koha ka përparësi.

Pagesa dhe tërheqja e aseteve:

Ofertuesi fitues është i obliguar që të paguaj shumën e ofertuar ne tërësi në afatin prej 10 ditësh kalendarike pas pranimit të njoftimit nga ana e AKP-së mbi aprovimin e ofertës nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Blerësi është i obliguar të bëjë tërheqjen e deleve nga prona e NSh-së brenda 3 ditëve kalendarike nga dita e pagesës së çmimit të ofertuar.

Dispozita të përgjithshme:

Shpallja publike për shitjen e 70 deleve  ofrohen si një njësi për shitje “ashtu siç janë” dhe “ku janë”. Ofertuesit kanë përgjegjësinë të verifikojnë përshkrimin dhe gjendjen e deleve (gjendjen faktike) dhe AKP respektivisht Autoriteti i Likuidimit i NSh-ve përkatëse do të konsiderojë se ofertuesit kanë dijeni të mjaftueshme në lidhje me delet dhe nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë ndryshim eventual. 

Ofertuesit me ndalesë ofertimi:

•    Personat fizik apo juridik të cilët kanë uzurpuar paluajtshmërinë në pronësi shoqërore, ndaj të cilëve Agjencia apo NSh -ja ka iniciuar procedurë gjyqësore për lirimin e pronës dhe kompensimin e dëmeve eventuale; 

•    Personat fizik dhe juridik që: (i) nuk i kanë respektuar kushtet e ndonjë kontrate të lidhur me Agjencinë ose me çfarëdo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mosrespektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj), (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndonjë ndërmarrje që administrohet nga Agjencia, (iii) personat fizik ose juridik të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia ose që i nënshtrohen ndonjë kërkesëpadie ose kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë apo tjetërkund).

 

Ofertat do të pranohen me 12.08.2022 prej orës 10:00 – 12:00

                                                                    në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në:                                                                                                                                

 

Zyra Rajonale e AKP-së  në Prizren

Adresa: Rr. Pushkatarët  Nr.9, (në Shatërvan) në Prizren

Tel: 029-226-480

email: info@pak-ks.orgwww.pak-ks.org