NJOFTIM PUBLIK PËR SHITJEN E BANESAVE PËR TË CILAT EKZISTON E DREJTA BANESORE

Prishtinë    23/08/2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) bazuar në mandatin e sajë ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-034 si dhe duke vepruar në pajtim me nenin 7 të Ligjit 04/L-061 Për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 01/12 janar 2012), shpallë:

 

NJOFTIM PUBLIK

PËR SHITJEN E BANESAVE PËR TË CILAT EKZISTON E DREJTA BANESORE

AKP njofton bartësit e së drejtës banesore të cilët të drejtën e banimit (shfrytëzimit dhe/ose kontraktimit) e kanë fituar nga ndërmarrjet në pronësi shoqërore se me Vendimin Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Nr.3234/22 te datës 27 Maj 2022 është vazhduar afati për paraqitjen e kërkesës për blerjen e baneses në afat prej një 1 (një) viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi (deri me datë 27 maj 2023).

Njoftohen të gjithë bartësit e së drejtës banesore se me Ligjin 04/L-061 Për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, rregullohen kushtet dhe mënyra e shitjes së banesave në pronësi shoqërore dhe publike, për të cilat ekziston e drejta banesore apo e drejta e shfrytëzimit me qira për kohë të pacaktuar, së bashku me pjesët e përbashkëta dhe pajisjet e ndërtesës si dhe mënyra e përcaktimit të çmimit shitës të banesës dhe shuarja e së drejtës banesore.

Bashkë me kërkesën për blerjen e banesës, secili parashtrues duhet të bashkëngjis (dorëzoj) dokumentacionin e nevojshëm në origjinal ose kopje të vërtetuar, me të cilin vërtetohet e drejta banesore.

Kërkesat e kompletuara dorëzohen në Zyrën Qendrore të AKP-së ose përmes dërgimit postar në adresën: Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Njësia për Regjistrimin e kërkesave. Rruga “Dritan Hoxha, nr.55, Lakrishtë”, 10.000, Prishtinë. Kosovë. Kërkesa për blerjen e banesës (formulari) mund të merret në secilën Zyre Rajonale të AKP-së ose nga faqja elektronike: www.pak-ks.org (Formulari:  Kërkesa  për blerjen e banesës).

Komisioni për çështje banesore është në dispozicion të gjithë qytetarëve dhe mund të kontaktohet çdo ditë në numrin kontaktues: 038 500 400 lokali 2044.