Auditimi i procesit të qiradhënies së aseteve të NSH-ve për periudhën 2012-2021

Prishtinë    03/02/2023

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin se më 31 janar 2023 i është dorëzuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) raporti i auditimit të qirave për vitet 2012-2021 për asetet e NSH-ve.

Dëshirojmë të njoftojmë publikun se brenda afatit ligjor prej 30 ditëve AKP do të përpiloj planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve dhe se do të marr masa korrigjuese në ato raste që ligjërisht është e mundshme. Për ato raste ku AKP nuk është pajtuar me të gjeturat, publiku ftohet që të vlerësoj komentet e AKP-së të cilat janë pjesë integrale e raportit final të auditimit.

Sipas dëshmive që AKP iu ka dorëzuar auditorëve, të hyrat e qirasë të inkasuara në Bankën Qendrore të Kosovës dhe të ndara sipas periudhave të AKM dhe AKP janë:

Viti 2002

Deri viti 2008

€ 1,761,685

Nga AKM - Para Rregullores

Viti 2009

Deri viti 2013

€ 6,359,434

Nga AKP - Para Rregullores

Viti 2014

Deri Dhjetor 2022

        €   44,330,887

Pas Rregullores dhe Udhëzuesit

 

 Gjithsej

          € 52,452,005

 

 

Përderisa rekomandimet e ZKA-së për përmirësime në menaxhimin e qirave janë të mireseardhura, vet fakti se në periudhën e AKM-së janë inkasuar vetëm 1.76 milion euro, ndërsa në periudhën e AKP-së janë inkasuar 50.7 milion euro, tregojnë që AKP ka administruar me asetet e NSHve  duke ruajtur dhe rritur vlerën e tyre  me anë të qiradhënies. Andaj,  këto të dhëna demantojnë deklarimet publike në media të ZKA-së se në AKP ka mungesë totale të kontrollit të qirave.

 

Për njoftimin e drejtë të publikut, ZKA e ka audituar AKP-në çdo vit që nga themelimi i saj në vitin 2008, përfshirë edhe auditimin e Pasqyrave Financiare të Fondeve në Mirëbesim ku përfshihen edhe të hyrat nga procesi i qiradhënieve.

 

Gjatë procesit aktual të auditimit për periudhën 10 vjeçare, AKP ka diskutuar me ZKA-në për aspektin formalo-juridik të këtij auditimi. Megjithatë, për hir të transparencës së plotë, AKP i ka ofruar në tërësi bashkëpunim të plotë ZKA-së dhe iu ka dhënë qasje të plotë në dokumentet e kërkura.

 

ZKA gjatë këtij procesi ka audituar rreth 200 kontrata të qiradhënies, prej të cilave i ka nxjerrë 14 të gjetura (të 24 kontratave) apo 12% të mostrave e jo assesi 41% të mostrave siç deklaron Auditorja e Përgjithshme në konferencat për media.

 

Vetëm në 8 vitet e fundit pasiqë janë miratuar Rregullorja dhe Udhëzuesi, AKP ka inkasuar 44.3 milion euro qira nga asetet e NSH-ve (mesatarisht 5.5 milion në vit) dhe do të vazhdoj të përmirësoj proceset e ardhshme kudo që ka mundësi ligjore.

 

AKP mbetet e përkushtuar në adresimin e rekomandimeve të ZKA-së në të gjitha ato raste që lejojnë dispozitat ligjore.