Stafi i AKP-së ndihmon familjet e dëmtuara nga vërshimet

Prishtinë    24/02/2023

Stafi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka zhvilluar një aksion humanitar me qëllim që t’u ndihmohet familjeve të dëmtuara nga vërshimet si pasojë e të reshurave atmosferike që goditën disa pjesë të Kosovës kohë më parë.

 

Nga ky aksion është grumbulluar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga ana e punëtorëve të AKP-së, të cilët dëshmuan humanizëm dhe shpirt solidar me qytetarët që pësuan nga vërshimet.

Mjetet e grumbulluara janë transferuar në llogari bankare që institucionet publike i kanë përcaktuar për këtë destinim.