Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për Kooperativa Bujqësore "Prapaçani"- Prapaçan/Deçan

Prishtinë    18/04/2023

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar Aktvendimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:

 

PEJ017 Kooperativa Bujqësore "Prapaçani" me seli në Prapaçan/Deçan

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovimin e Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për PEJ017 Kooperativa Bujqësore "Prapaçani" në Deçan, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi (C-IV-22-0411) ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartpërmendur.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së, numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 43 NSH/KB/Asete.

Raporti Përfundimtar është postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: 

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,61

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.