MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 27.04.2023

Prishtinë    28/04/2023

Bordi i drejtorëve miraton raportin e Komisionit të Banesave për 18 banesa. Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç‘rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti. Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi Raportin e Komisionit për takimin me Menaxhmentin për të vlerësuar progresin për TM1 2023 në raport me Planin Vjetor dhe Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së, më tutje Bordi u informua edhe lidhur me zhvillimet e fundit në NSH Brezovica, shqyrtoi dhe aprovoi Raportin e parë tremujor (janar, shkurt, mars 2023) të AKP-së për Komisionin Parlamentar.

 

Veç këtyre Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi  raportin e Komisionit të Banesave (me ç ‘rast aprovoi raportin për 18 banesa shoqërore)

Gjithashtu  Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportin mbi planin për adresimin e rekomandimeve të ZKA-se gjatë auditimit të fondeve në mirëbesim dhe të pasqyrave financiare të AKP-së për vitin 2021.

Bordi i Drejtorëve gjatë kësaj mbledhje shqyrtoi dhe miratoi propozimet e Autoritetit të Likuidimit për aprovim të raporteve të shpërndarjes për kreditorët: 1. PRZ034 NSh “IFS Progres”

Bordi gjithashtu miratoi vazhdimin e afatit të pagesës për kërkesat për të cilat është aprovuar Raporti përfundimtar te shitjet direkte dhe palët janë pajtuar me çmimin.