Reagim ndaj emisionit “Ditari i Buzhalës” publikuar në portalin e gazetës Nacionale dhe artikullin e gazetës Nacionale me titullin: “Abuzimi i radhës: AKP i jep tender 67 mijë euro kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të Kurtit”

Prishtinë    04/08/2023

Më datën 25 korrik 2023, në faqen e gazetës Nacionale është publikuar emisioni “Ditari i Buzhalës” dhe artikulli me titullin: ““Abuzimi i radhës: AKP i jep tender 67 mijë euro kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të Kurtit”.

Pas shpalljes së Njoftimit mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues nga dita e shpalljes se vendimit brenda afatit të paraparë me Ligjin e prokurimit publik prej 0 + 5 ditësh ka qenë afati për parashtrim të kërkesave për rishqyrtim të tenderueseve të pakënaqur me vendimin e Autoritetit Kontraktues.

 

Brenda këtij afati nuk ka pasur asnjë ankesë apo kërkesë për rishqyrtim dhe me datë 03 korrik 2023 është shpallur Njoftimi për dhënie të kontratës ndërsa me datë 11 korrik 2023 është nënshkruar kontrata me MANAG&DEVELOPMENT ASSOCIATES” L.L.C.,PEJTON-PERANDORI JUSTINIAN-Nr.12,Kati I-re me çmimin më të ulët të përgjegjshëm prej 67.472.40 €.

Të gjitha procedurat e prokurimit lidhur me këtë tender janë zhvilluar konform Ligjit për Prokurim Publik dhe Rregullores për Prokurim Publik.

 

Krejt në fund duhet potencuar se të gjitha procedurat e prokurimit monitorohen nga Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit si dhe gjatë tërë afatit të tenderimit secili operator ekonomik ka të drejt ankese në Organin Shqyrtues te Prokurimit (OSHP).

 

Andaj, me qëllim të informimit të opinionit publik, me mirëkuptim, kërkojmë nga portali juaj korrigjimin e pasaktësive në këtë artikull, në funksion të të drejtës së publikut për mirinformim!

 

Ju falënderojmë paraprakisht për publikimin e sqarimit tonë!