MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 31.10.2023
Prishtinë   
01/11/2023
Bordi i Drejtorëve miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL63.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 63, ndërsa morri vendim që asetet që nuk kanë marr oferta ose janë refuzuar në SHAL 63 të shtohen në SHAL 64, e poashtu të shtohen në SHAL 64 edhe shitja e mbetjeve metalike pronë e NSh Urata PRN103 të cilat gjinden të vendosura në pronën private.
Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Plotësim ndryshimin e Rregullores së Prokurimit me Fondet në Likuidim, aprovoi Rregulloren për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% si dhe miratoi Amadamentimi i Rregullores për Shitje Direkte. Sa i përket çështjeve të likuidimit Bordi i Drejtorëve miratoi propozimet e menaxhmetit të AKP-së për vendosje në likuidim të NSH-ve: Automakedonija dhe Borba. Gjithashtu miratoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për NSh Produkt dhe Nsh Magjistrala, ndërkaq Bordi u njoftua për mbyllje të procesit të likuidimit për NSh Vet Station në Shtërpce dhe NSh Veterinary Station në Prizren. Gjithashtu, në këtë takim u aprovua edhe raporti për përcaktimin e statusit si ndërmarrje shoqërore për KPS1537U/PRN193 - Ndërmarrja Organizate e Punës NSH "Nacional".
Për më tepër në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Komunës së Lipjanit lidhur me asetet e MIM Golesh në Magure që ndërlidhet me evitimin e rrezikut për qytetarët e këtij rajoni.
Bordi mori në shqyrtim dhe aprovoi kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me marrjen me qira te pronës së NSh “Trepça” Standard. Veç kësaj Bordi diskutoi dhe trajtoi dhe një numër çështjesh tjera nga mandati i saj.