Njoftim për aplikim për ish-punëtorët e NSH-ve
Prishtinë   
06/11/2023
Agjencia Kosovare e Privatizimit Njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: “Jugoplastika”, “Turist Kosova“ , “KB Morava” , “Stacioni i Veterinës” në Gjilan, “Ekonomia e Pyjeve” Prizren, “Jugopetroll” , “Borovo”, “Bagat” dhe “Mofast” në Pejë, se publikimi i njoftimit me qëllim të grumbullimit të dokumentacionit për përpilimin e listës fillestare të 20%-it do të bëhet me datë 6, 7, 8, 9, 10 nëntor 2023.
Njoftimin mund ta gjeni në webfaqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org