Shprehje e interesit - Objekt ne Gjilan
Prishtinë   
02/02/2024
Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke kërkuar objekt me hapësira të përshtatshme për Zyrën Rajonale në Gjilan. Të gjithë të interesuarit, objektet e të cilëve përmbushin kushtet e përafërta të bashkëngjitura në këtë shpallje, t'i dërgojnë ofertat me shprehje të interesit dhe dëshmive përkatëse në E-mail: administrata@pak-ks.org deri më 07.02.2024 ora 16:00
Objekti preferohet të ketë hapësira për zyra |
minimum |
200 deri 400 m2 |
Hapësira për arkiva |
minimum |
100 deri 200 m2 |
Duhet të ketë parking për minimum 4 vetura zyrtare të AKP-së |
Objekti duhet të ketë kushte të përshtatshme për zyra, si qasje në internet dhe ngrohje. |
Për çështje të sigurisë, objekti duhet të ketë hyrje të veçantë. |
Të gjithë të interesuarit duhet të ofrojnë planet e objekteve të detajuara me metrazha. |
Objekti duhet ketë leje ndërtimi. |
Objekti duhet të jetë në Gjilan, zona qendër. |
Punët dhe vendosja e stafit duhet të ndodhin para datës 29.02.2024 |
|
|
Periudha e qiradhënies do të jetë një (1) vit, me mundësi vazhdimi, duke filluar nga 01.03.2024 |