DHPGJSK lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për NSh Stacioni i Veterinarisë - Shtërpce/Prizren

Prishtinë    07/02/2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:

 

GJI152 NSh “Stacioni i Veterinarisë” - Shtërpce/Prizren.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të këtij Raporti Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për NSh “Stacioni i Veterinarisë, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi (C-IV-23-0687) ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartpërmendur.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 51 NSh/KB/Asete.

Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: 

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,61 në gjuhën shqipe.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,61 në gjuhën serbe.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.