Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lejon përmbylljen e procesit të likuidimit për KB “Zahaq” - Pejë
Prishtinë   
07/02/2024
Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për:
PEJ054 KB “Zahaq” - Pejë.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të këtij Raporti Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për KB “Zahaq”, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi (C-IV-23-0712) ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartpërmendur.
Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 52 NSh/KB/Asete.
Raportet Përfundimtare janë postuar në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit:
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,61 në gjuhën shqipe.
https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,61 në gjuhën serbe.
Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.