FTESË PËR OFERTË - bartja e aseteve nga objekti/fabrika e kordit në objektin/depo e prodhimeve të gatshme
Prishtinë   
14/02/2024
NSH “Metaliku” Gjakove, e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së.....
SHPALLË këtë:
FTESË PËR OFERTË
- LËNDA E KONTRATËS
- Bartja e aseteve nga objekti/fabrika e kordit në objektin/depo e prodhimeve të gatshme që ndodhen brenda hapësirës/pronës të Ndërmarrjes Shoqërore “Metalik” Gjakovë dhe atë si vijon:
- Sasia e përafërt e aseteve të cilat duhet të barten janë afërsish 100ton. Asetet janë të rënda dhe mund të barten vetëm me mekanizëm të tonazhit të madhë.
- Pastrimi i hapësirës në parcelën 116-1:
- Ka të bëjë me pastrimin e hapësirës nga mbeturinat inerte dhe organike. Këto mbeturina duhet të barten në deponi të qytetit dhe është përgjegjësi e OE për deponimin e këtyre mbeturinave në deponi legale.
KUSHTET E OFERTIMIT
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2. Çmimin e ofruar;
3. Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.
- VIZITAT/INFORMATAT PER SHITJEN E MBETJEVE METALIKE
Palët e interesuara mund të marrin informata më të detajuara për bartjen e aseteve dhe pastrimin e hapësirës, prej datës 14 shkurt 2024 deri me 21 shkurt 2024. Për shikimin fizikë të objekteve për bartjen e aseteve dhe pronën e cila duhet të pastrohet nga mbeturinat ose edhe për informata të tjera mund ta kontaktoni z. Selim Kastrati në nr. tel 045/530-022.
- KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES :
- Çmimi më i ulët;
- AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 21.02.2024 nga ora 14:00h deri në orën 15:00h në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, Lakrishtë, Prishtinë.
Ofertat do të hapen me datën 21.02.2024 në ora 15:15h në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, Lakrishtë, Prishtinë.
V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.