AKP SHPALL SHITJEN Nr. 68 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË LIKUIDIM

Prishtinë    16/08/2024

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.68 Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 48 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

 

ShAL 68 përfshin 17 asete në rajonin e Prishtinës, nga 21 asete në rajonin e Pejës, 6 në rajonin e Prizrenit dhe 4 asete në rajonin e Mitrovicës.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në media.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.68 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 4 shtator 2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është përcaktuar për secilin aset. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Bashkëlidhur (si më poshtë) gjeni shtegun me listën e aseteve të tenderuara në këtë valë të shitjeve:

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,65,%20848